Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB i kërkoi PP-DB-së të paraqesë opsionin e tyre për qeverinë

Bojko Borisov
Foto: Facebook

Me mandatin e parë nuk mund të mbështesim një qeveri, por jemi të gatshëm të flasim për politika dhe të shohim në kuadrin e sjelljes së përgjegjshme se çfarë mund të arrijmë, veçanërisht sa i përket temës së buxhetit, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshim” Kirill Petkov në takimin e lidershipit në parlament mes GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – PP-DB.

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi nga PP-DB që të prezantojë versionin e tyre për përbërjen e qeverisë me mandatin e dytë. Qoftë me mandatin e parë apo të dytë, është e rëndësishme të kemi një qeveri të rregullt, theksoi ai. Nëse na prezantoni një kabinet që na pëlqen, do ta shqyrtojmë. Nëse keni një alternativë tjetër për mbështetje, duhet të tregoni edhe atë, këmbënguli Borisov. Ai përsëriti se Komiteti Ekzekutiv i GERB-it ka vendosur që të mos bisedojë me formacionet e tjera parlamentare derisa të kenë përdorur të gjitha opsionet me PP-DB-në.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD
Rosica Mateva

Nuk do të rinumërojnë fletët e zgjedhjeve të fundit

Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..

botuar më 25-02-27 3.19.MD