Me mandatin e parë nuk mund të mbështesim një qeveri, por jemi të gatshëm të flasim për politika dhe të shohim në kuadrin e sjelljes së përgjegjshme se çfarë mund të arrijmë, veçanërisht sa i përket temës së buxhetit, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshim” Kirill Petkov në takimin e lidershipit në parlament mes GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” – PP-DB.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi nga PP-DB që të prezantojë versionin e tyre për përbërjen e qeverisë me mandatin e dytë. Qoftë me mandatin e parë apo të dytë, është e rëndësishme të kemi një qeveri të rregullt, theksoi ai. Nëse na prezantoni një kabinet që na pëlqen, do ta shqyrtojmë. Nëse keni një alternativë tjetër për mbështetje, duhet të tregoni edhe atë, këmbënguli Borisov. Ai përsëriti se Komiteti Ekzekutiv i GERB-it ka vendosur që të mos bisedojë me formacionet e tjera parlamentare derisa të kenë përdorur të gjitha opsionet me PP-DB-në.Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..