Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desisllava Atanasova, pas negociatave me partinë “Vëzrazhdane” tha se për ta është e rëndësishme që të kenë një qeveri të rregullt e cila ta zbatojë buxhetin. “Është e domosdoshme që ne të ndajmë përgjegjësinë me të cilën votuesit i kanë ngarkuar të gjitha partitë. Duhet të kuptohet se askush nuk mund të jetë i vetëmjaftueshëm, askush nuk mund të ngarkohet me një mandat prej 121 votash për të qeverisur” – theksoi Atanasova.
Lidhur me pretendimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” ndaj GERB-it për të formuar qeveri apo për të mbështetur një qeveri me mandatin e dytë, Atanasova tha: “Ka vetëm dy opsione para tyre. E para është të mbështesim programin tonë, “Bullgaria pas krizave – Plani i Rimëkëmbjes” me mandatin e parë të mundshëm, opsioni i dytë janë zgjedhjet”.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..