Një mbrëmje e Bullgarisë u mbajt në Muzeun Britanik në Londër, ku është ekspozuar Thesari i Panagjurishtes. "Nëse vizitoni ekspozitën, do të shihni se sendet më të rëndësishme në ekspozitë janë nga tokat e Bullgarisë së lashtë - ky është Thesari i Panagjurishtes", tha kuratori i ekspozitës "Luksi dhe fuqia: Nga Persia deri në Greqi" Dr. Jamie Fraser.
Drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar, Boni Petrunova mbajti një leksion kushtuar thesarit. Vizitorët e mbrëmjes dëgjuan folklorin bullgar të interpretuar nga Kori Bullgar i Londrës. "Muzika ka qenë gjithmonë zëri i Zotit dhe ne jemi këtu për ekspozitën e thesarit të gjetur në trojet bullgare," tha dirigjentja e korit Desisllava Stefanova. Mbrëmja u mbyll me valle popullore nga ansambli folklorik “Bëllgari”.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..