Sipas vlerësimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit “Informacion Ushtarak”, aktualisht nuk ka rrezik që lufta të dalë jashtë kufijve të Ukrainës dhe të kalojë në territorin e NATO-së. Këtë e siguroi në një konferencë për shtypin zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai gjithashtu theksoi se nuk ka rrezik që ushtrisë bullgare t’i mbarojë municioni nëse plotëson kërkesat e Ukrainës për ndihmë. Sipas tij, Bullgaria do të heqë qafe stoqet që janë ruajtur për një kohë të gjatë nga Forcat tona të Armatosura dhe janë në fund të burimit të tyre operacional. Sigurimi i municioneve Ukrainës në përputhje me vendimin e parlamentit të 9 dhjetorit 2022 dhe nga korriku i këtij viti, do të bëhet vetëm pasi Uzina Ushtarake “Sopot” të furnizojë ushtrinë tonë me municion të ri në bazë të një kontrate me Ministria e Mbrojtjes.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..