Të enjten do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore. Në Bullgarinë Lindore do të ketë më shumë orë me diell dhe pothuajse nuk do të ketë reshje. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18°, në Sofje - 12°. Maksimumi do të jetë nga 25 në 30° në kryeqytet – 24.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25-29°. Uji i detit është 22-25 °, në veri të Kepit Kaliakra - rreth 15 °.
Mbi malet do të bjerë shi mbi masivet perëndimore. Në lindje do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje minimale. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 18°, në 2000 m deri në 11°.
Të premten reshjet e shiut në vend ndalojnë dhe temperaturat mbeten të pandryshuara.
Presidenti Rumen Radev vazhdon konsultimet për formimin e qeverisë së re me grupet parlamentare, pas takimit të sotëm me GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB). Mirëpo, një takim i presidentit me "DPS - Fillimi i Ri" të..
Kryetarja e Kuvendit, Natalija Kisellova, konfirmoi në një takim me kryeministrin në detyrë, Dimitër Gllavçev, synimin e saj që buxheti i shtetit për vitin 2025 të shqyrtohet dhe të pranohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Para kësaj duhet të formohen..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP - DB) do të propozojë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të kryer një sondazh në shkallë të gjerë mbi ndikimin rus në vend. Këtë e tha për Mediapool deputeti i koalicionit, Ivajllo..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Gjatë një seance dëgjimore në Asamblenë Kombëtare për shkak të problemeve të mungesës së ujit në vend, u raportuan të dhëna alarmante për gjendjen e burimeve..
Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve..