Rusia do të ndalojë furnizimin me pjesë rezervë për pajisje ushtarake për vendet armike, përfshirë Bullgarinë. Licencat për riparimin e pajisjeve ushtarake të prodhimit rus/sovjetik gjithashtu hiqen. Vendimi, i cili prek pajisjet e aviacionit, është një përgjigje ndaj transferimit të pajisjeve ushtarake ruse dhe sovjetike në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur sot Dmitri Shugaev, kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik të Rusisë, gjatë forumit "Ushtria-2023".
Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi para gazetarëve se ka raste të izoluara në të cilat ndërmarrjet bullgare punojnë me licenca të tilla. Në këto raste, ndërmarrjet kërkojnë burime alternative të know-how, tha Tagarev. Sipas tij, Rusia ka pretendime shumë më të mëdha që nuk njihen nga shteti bullgar dhe nuk do të njihen.
Ministri siguroi se rreziqet e sigurisë në Detin e Zi janë subjekt i analizave të vazhdueshme dhe janë duke u diskutuar opsione të ndryshme për veprim. Shkak për komentin e tij ishte rasti i një zjarri paralajmërues kundër një anijeje tregtare në Detin e Zi në afërsi të Zonës Ekonomike Bullgare. Sipas Tagarev, anija tashmë ka arritur në destinacionin e saj.Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..