Rusia do të ndalojë furnizimin me pjesë rezervë për pajisje ushtarake për vendet armike, përfshirë Bullgarinë. Licencat për riparimin e pajisjeve ushtarake të prodhimit rus/sovjetik gjithashtu hiqen. Vendimi, i cili prek pajisjet e aviacionit, është një përgjigje ndaj transferimit të pajisjeve ushtarake ruse dhe sovjetike në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur sot Dmitri Shugaev, kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik të Rusisë, gjatë forumit "Ushtria-2023".
Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi para gazetarëve se ka raste të izoluara në të cilat ndërmarrjet bullgare punojnë me licenca të tilla. Në këto raste, ndërmarrjet kërkojnë burime alternative të know-how, tha Tagarev. Sipas tij, Rusia ka pretendime shumë më të mëdha që nuk njihen nga shteti bullgar dhe nuk do të njihen.
Ministri siguroi se rreziqet e sigurisë në Detin e Zi janë subjekt i analizave të vazhdueshme dhe janë duke u diskutuar opsione të ndryshme për veprim. Shkak për komentin e tij ishte rasti i një zjarri paralajmërues kundër një anijeje tregtare në Detin e Zi në afërsi të Zonës Ekonomike Bullgare. Sipas Tagarev, anija tashmë ka arritur në destinacionin e saj.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..