Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i mbrojtjes nuk përjashton një konfrontim mes Rusisë dhe NATO-s në Detin e Zi

Ministri Tagarev
Foto: Ministria e Mbrojtjes

Ne nuk mund të përjashtojmë një përplasje midis NATO-s dhe Rusisë në Detin e Zi, por kërkojmë të shmangim përshkallëzimin. Kjo do të varet nga veprimet e Moskës. Rusia provokon vazhdimisht NATO-n, duke përfshirë edhe zgjerimin e zonës në të cilën ushtron kontrollin, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev për Nova TV.

Me rastin e të shtënave ruse dhe inspektimit të dhunshëm të një anijeje tregtare të disa ditëve më parë pranë zonës ekonomike bullgare në Detin e Zi, ministri komentoi se është ende më e sigurt të lundrosh nëpër ujërat e Bullgarisë dhe Rumanisë sesa përmes Turqisë.

Me rastin e blerjes së ardhshme nga Bullgaria të avionëve F-16 Block 70, Forcat Ajrore do të ndihmohen nga një këshilltar nga Shtetet e Bashkuara, financuar nga qeveria shtetërore, njoftoi ministria e mbrojtjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD