Për shkak të situatës së fatkeqësisë në territorin e Komunës së Carevos, është nisur një fushatë për rekrutim vullnetarësh. Bashkia u bën thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të ndihmojnë të regjistrohen në numrin e telefonit: 0590 5 50 18. Në të njëjtin numër telefoni mund të dërgohen edhe sinjale.
Vazhdon kullimi i objekteve të përmbytura në Carevo. Në territorin e bashkisë nuk ka persona në nevojë të cilëve nuk u është ofruar ndihma. Vullnetarët ndodhen në terren në fshatin Kosti dhe fshatin Llozenec dhe po ndihmojnë në pastrimin e vendbanimeve, po ashtu janë drejtuar edhe në pika të tjera kritike, njofton Shtabi i Krizave.
Rruga Carevo - Sinemorec mbetet e mbyllur për qarkullim për shkak të një ure të përmbytur. Është përmbytur edhe një pjesë e rrugës Sinemorec – Rezovo. Situata në rrugët republikane në rajonin e Burgasit është normalizuar, tha për bTV Inxhinier Mitko Porjazov, drejtor i Administratës Rajonale të Rrugëve - Burgas. Janë formuar ekipe emergjence për pastrimin dhe marrjen e masave për shkarkimin më të shpejtë të ujit nga zonat kritike pranë lumenjve të derdhur.Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..