Tani për tani nuk është planifikuar një takim mes kryesisë së "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me GERB-SDS pas zgjedhjeve lokale, tha bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov. Ai theksoi se është e pashmangshme që të ketë biseda mes pjesëmarrësve në qeverisje.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri deklaroi se duhet të caktohet një takim lidershipi. “Duhet të vazhdojmë më tej. Zgjedhjet kanë përfunduar. Kritikat, kërcënimet dhe komentet parazgjedhore duhet të përfundojnë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, kërkoi Nikollaj Denkov.
Kryeministri shprehu shpresën se do të ketë një rotacion të postit të kryeministrit, siç ishte rënë dakord mes partnerëve në qeverinë e rotacionit (PP-DB dhe GERB), sepse kabineti ka një program të përcaktuar për të zbatuar.
Javën e kaluar, kreu i GERB Bojko Borisov njoftoi se të mërkurën në Këshillin Kombëtar, partia e tij do të diskutojë nëse do të zgjasë mbështetjen e saj për qeverinë.Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..