Ministri i energjisë Rumen Radev e cilësoi si “Fake News” informacionin e mediave për rritjen e sfondit të rrezatimit në vendin tonë.Sipas tij, sfondi i zakonshëm në Bullgari është midis 0.07 dhe 0.3 mikrosivertë në orë dhe përvëzhgimet mesatare prej 24 orësh tregojnë se jemi padyshim në këtë interval. Një dështim i stacionit automatik të monitorimit të rrezatimit në rajonin e Gighera të Rumanisë, i cili ndodhi si rezultat i kushteve ekstreme të motit në Rumani, çoi në një sinjal alarmi në sistemin e monitorimit të radioaktivitetit mjedisor mbrëmjen e 25 nëntorit.Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit të Rumanisë Mihai Dragan komentoi për BTA se sistemi i paralajmërimit do të aktivizohej nëse do të kishte rritje të rrezatimit në vendin e tij.
Ndërkohë, centrali atomik bullgar “Kozlloduj” informoi se vlera normale të rrezatimit janë regjistruar edhe në pikat e kontrolluara nga centrali “Kozlloduj” dhe në zonën 100 kilometra rreth centralit në territorin bullgar.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..