Sllovenia ka zgjatur kontrollin e vendosur kufitar ndaj Kroacisë dhe Hungarisë
Qeveria sllovene ka zgjatur kontrollet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë deri më 21 dhjetor për të parandaluar terrorizmin, ekstremizmin dhe krimin ndërkufitar, njoftoi BTA. Sllovenia rivendosi kontrollet policore më 21 tetor pasi Italia bëri të njëjtën gjë në kufirin e saj me Slloveninë, duke përmendur një rrezik për rendin publik, sigurinë e brendshme dhe një rrezik në rritje të sulmeve terroriste për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë. Ministri i Brendshëm slloven Boshtjan Poklukar tha se Lubjana planifikon të zgjasë kontrollet kufitare përtej 21 dhjetorit për shkak të rrezikut mesatar të terrorizmit në Slloveni dhe rrezikut të lartë të terrorizmit në BE sipasnenit 28 të Kodit të Shengenit, duke lejuar kontrollin kufitar për dy muaj. Pas kësaj, kontrolli do të mbetet sipas nenit 25 dhe nenit 27, të cilat e lejojnë atë për 6 muaj.
Kryeministri shqiptar: Qendrat e emigrantëve nuk janë ideale, por janë një zgjidhje e BE-së
Marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk do të ketë pasoja sociale për Shqipërinë, tha kryeministri Edi Rama, cituar nga agjencia kombëtare ATA. Marrëveshja parashikon krijimin e dy qendrave pranë qytetit të Shëngjinit për të akomoduar deri në 3 000 emigrantë të shpëtuar në det në çdo muaj dhe deri në 36 000 në vit. Ata do të qëndrojnë atje derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil. Qendrat e mbyllura nuk janë zgjidhja ideale, por nuk jemi ne ata që i ofrojmë zgjidhje një problemi për të gjithë Evropën. Këto janë qendra të miratuara nga BE”, theksoi Rama.
Turqia dhe Greqia nënshkruan një deklaratë miqësie dhe fqinjësie të mirë
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Erdogan nënshkruan Deklaratën e Athinës për Marrëdhëniet Miqësore dhe Fqinjësinë e Mirë. Kjo ndodhi pas takimit të pestë të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit Turqi-Greqi më 7 dhjetor 2023, raporton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, cituar nga BTA. Dy vendet janë të përkushtuara për të ruajtur marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore të mirë dhe të qëndrojnë në ujëra të qeta”, thuhet në deklaratë. Ata do të përdorin kanale efektive komunikimi në të gjitha nivelet për të parandaluar situatat e konfliktit dhe përshkallëzimin. Athina dhe Ankaraja do t'i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre në 3 akse - dialogu politik për çështje me interes të përbashkët, agjendë pozitive dhe masa për ndërtimin e besimit. Deklarata e Athinës nuk prek qëndrimet ligjore të dy vendeve, të cilat i përmbahen parimeve të Kombeve të Bashkuara.
Duan të ndërtojnë një urë të dytë Ruse-Giurgiu sipas një programi të lëvizshmërisë ushtarake
Rumania ka paraqitur një projekt për ndërtimin e një ure të dytë pranë Giurgiu dhe Ruse në kuadër të programit evropian për lëvizshmërinë ushtarake, njoftoi Komisionerja Evropiane për Transportin Adina Vëljan. "Rezultati i aplikimit mund të shpallet më 15 dhjetor," tha Valyan për mediat në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një urë të dytë midis Rumanisë dhe Bullgarisë pranë Ruse - Giurgiu. Projekti është për një urë rrugore me opsion hekurudhor. Vlera e parashikuar e studimit të fizibilitetit është 6 milionë euro. Komisioneri evropian tha gjithashtu se lidhja hekurudhore Bukuresht - Giurgiu do të financohet veçmas me 570 milionë euro, sepse është pjesë e një korridori që duhet të vazhdojë në jug. Valjan shprehu shpresën se ura e re midis Giurgiu dhe Ruse do të ketë një komponent hekurudhor. AGERPRES kujton se Sofja dhe Bukureshti tashmë më 21 shtator i paraqitën Komisionit Evropian projektin për urën e re, raporton agjencia "Focus".
Qipro miratoi një ligj për të tërhequr kapitalin e huaj intelektual
Qipro do të tërheqë talentet e teknologjisë për të punuar në ishull duke lehtësuar rregullat e nënshtetësisë. Parlamenti në Nikosia miratoi një ligj për këtë. Masa është për specialistë të huaj të kualifikuar në kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin. Me ndryshimet e miratuara zbuten një pjesë e kërkesave, reduktohet burokracia dhe përmirësohen procedurat në lidhje me këtë grup prioritar për Qipron. Aplikimet e aplikantëve do të shqyrtohen brenda 8 muajve. Modeli i ri i natyralizimit synon tërheqjen e kapitalit intelektual dhe jo atij financiar dhe nuk ka të bëjë me programin e komprometuar dhe të anuluar për të ashtuquajturat pasaporta të arta, theksuan deputetët gjatë miratimit të ligjit, raporton korrespondentja e BNR në Qipro, Branislava Bobanac.
Foto: EPA / BGNES, romania-insider.com, arkiva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloNjerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..