Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave.
Protestuesit kërkuan që parlamenti të votojë për shtyrjen e liberalizimit të energjisë elektrike familjare për të paktën tre vjet - në vend të 2026-ës të jetë nga viti 2029.
“Ne protestojmë për punë dhe bukë, unë po punoj në termocentralin Bobov Doll, po të ndalojnë prodhimin e qymyrit, do të ndalojnë edhe termocentralet, nuk e di ku do të shkojmë, nuk kemi zgjidhje”, tha një nga protestuesit për BNR.
Sipas protestuesve, tranzicioni i gjelbër i shpallur i drejtë në fakt nuk është i drejtë, pasi atyre që janë pushuar nga puna po u ofrohen punë të papërshtatshme për aftësitë e tyre – si kuzhinierë dhe shitës. Atyre nuk u paguhet gjithashtu kompensimi i premtuar prej 36 pagash.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..