Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve të krishterë një mesazh patriarkal dhe sinodal për Pashkët.
"Gëzimi i lajmit të Ngjalljes së Krishtit qoftë gjithmonë me ne - siç na thërret vetë Shpëtimtari në Ungjillin e Shenjtë (krh. Mat. 28:9) dhe siç na thërrasin vazhdimisht apostujt e Tij: “Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! Zoti është afër” (Fil. 4:4-5).Edhe në pikëllimin, pashpresën dhe dëshpërimin më të thellë - gëzohuni! Edhe në momentet e dyshimit dhe sprovave më të vështira - gëzohuni! Edhe përballë gjithë fuqisë dhe plotfuqisë së dukshme të së keqes - gëzohuni! Sepse, ashtu siç Kisha gëzohet solemnisht sot, “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali” (Tropari i Pashkës)”,thuhet në mesazh. Në të u drejtohen urime "të gjithë fëmijëve besnikë të Kishës sonë të shenjtë - brenda kufijve të Atdheut tonë dhe larg tij - për festën e Ngjalljes së Krishtit, me urime arkipastorale për paqe dhe gëzim në Krishtin Zot, të Ngjallur prej së vdekurish".
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..