Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DPS-DPS: Nuk ka dhe nuk mund të ketë një bashkim të DPS-së

Kryetari i ri i grupit parlamentar të DPS-DPS, Hajri Sadëkov
Foto: BGNES

"Vendimi i njëanshëm i Xhevdet Çakërov për të lënë kryesinë e DPS-DPS është një kapitullim i mjerueshëm personal ndaj Deljan Peevskit (lider i DPS - Fillimi i Ri). Veprime të tilla janë në kundërshtim të thellë me parimet morale dhe demokratike mbi të cilat është ndërtuar partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë." Kështu thuhet në një deklaratë të grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive - DPS" dhe Byrosë Qendrore Operacionale të DPS, të shpërndarë në media.

"Ne deklarojmë kategorikisht se nuk mund të ketë bashkim me njerëz që shtypin dhe keqtrajtojnë një komunitet të tërë. Nuk ka bashkim dhe nuk mund të ketë bashkim me tradhtarët! Xhevdet Çakërov tradhtoi kauzën, idealet, vlerat tona, tradhtoi 200 mijë votues, tradhtoi besimin e z. Dogan", thuhet gjithashtu në deklaratë, raportoi gazetari i BNR-së Daniell Inkov.

Më herët sot, kryetari i DPS- Fillimi i Ri, Deljan Peevski, pas një takimi me Xhevdet Çakërov, njoftoi se dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë - DPS-DPS (rreth Ahmed Dogan) dhe DPS - Fillimi i Ri, po bashkohen. Çakërovi vetë dha dorëheqjen si kryetar dhe anëtar i grupit parlamentar të "Demokracisë, të Drejtave dhe Lirive" - DPS dhe u bë deputet i pavarur.

Hajri Sadëkov bëhet Kryetar i Grupit Parlamentar të DPS-DPS, duke zëvendësuar Xhevdet Çakërovin. Kjo u bë e qartë pas një takimi urgjent të Këshillit Qendror të DPS-së rreth Ahmed Doganit.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grozdan Karaxhov

Qëllimi i Bullgarisë është të bëhet anëtare e plotë e OECD-së deri në fund të vitit 2026

Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...

botuar më 25-10-30 5.34.MD
Ekaterina Zaharieva

Na duhen më shumë përpjekje për barazinë gjinore

Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..

botuar më 25-10-30 4.17.MD
Foto: Kanal lokal lajmesh - Karllovo/Facebook

Karllovo miratoi ndërtimin e një fabrike baruti dhe municionesh së bashku me Rheinmetall

Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..

botuar më 25-10-30 2.48.MD