Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash. Operacioni, që zgjati rreth një orë, u realizua me iniciativën e shkrimtarit Mihaill Zaimov dhe mbështetësve të tij. Qëllimi është që anija të shndërrohet në një shkëmb artificial. Brenda saj është vendosur një kafaz nga Instituti i Biologjisë Detare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, që do të ndihmojë në studimin e midhjes së zezë. Anija do të shfrytëzohet gjithashtu nga qendra e zhytjes në Sozopol për trajnimin e zhytësve amatorë.
Fundosjen e anijes e ndoqi edhe presidenti Rumen Radev, i cili ishte ndër të parët që u zhytën pasi “Çavdar” arriti në fundin e detit.
Më shumë se 15 vjet më parë, po pranë Sozopollit, u fundos edhe anija “Pionier”. Kjo shënoi fillimin e një projekti afatgjatë për krijimin e habitateve artificiale për organizmat detarë dhe të një vendi tërheqës për zhytësit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..