Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash. Operacioni, që zgjati rreth një orë, u realizua me iniciativën e shkrimtarit Mihaill Zaimov dhe mbështetësve të tij. Qëllimi është që anija të shndërrohet në një shkëmb artificial. Brenda saj është vendosur një kafaz nga Instituti i Biologjisë Detare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, që do të ndihmojë në studimin e midhjes së zezë. Anija do të shfrytëzohet gjithashtu nga qendra e zhytjes në Sozopol për trajnimin e zhytësve amatorë.
Fundosjen e anijes e ndoqi edhe presidenti Rumen Radev, i cili ishte ndër të parët që u zhytën pasi “Çavdar” arriti në fundin e detit.
Më shumë se 15 vjet më parë, po pranë Sozopollit, u fundos edhe anija “Pionier”. Kjo shënoi fillimin e një projekti afatgjatë për krijimin e habitateve artificiale për organizmat detarë dhe të një vendi tërheqës për zhytësit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..