Nga nëntori, kartëmonedha dhe monedha euro do të jenë të disponueshme për blerje nga bizneset dhe qytetarët, përpara hyrjes së Bullgarisë në zonën euro më 1 janar 2026. Tregtarët duhet të furnizohen me kartëmonedha dhe monedha euro, në mënyrë që të mund të japin kusur në monedhën e përbashkët, njofton faqja zyrtare e Bankës Popullore Bullgare. Deri në datën e vendosjes së euros, furnizimi i tregtarëve me kartëmonedha dhe monedha euro do të bëhet nga bankat. Banka Qendrore saktëson se eurot e marra nga tregtarët nuk mund të përdoren për pagesa para datës zyrtare të aplikimit të euros.
Një muaj pas hyrjes së euros, kartëmonedhat dhe monedhat në leva do të jenë ende mjet paralel pagese, por kusuri do të jepet vetëm në euro dhe centë euro. Në rast të mungesës së monedhave ose kartëmonedhave euro, do të lejohen përjashtime. Megjithatë, pagesa dhe kthimi i kusurit duhet të bëhen plotësisht vetëm në një valutë. Automatet e vetëshërbimit, si ato për kafe apo makinat shitëse (vending), do të pranojnë vetëm euro dhe centë euro dhe do të japin kusur vetëm në to.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Qeveria miratoi projektin për buxhetin shtetëror të Bullgarisë për vitin 2026, si dhe Parashikimin e përditësuar buxhetor afatmesëm për periudhën 2026–2028. Në lidhje me vendosjen e euros më 1 janar 2026, llogaritjet janë bërë në euro me kursin zyrtar..
Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë Kombëtare, raportoi gazetarja e BNR Violeta Ashikova. Sipas tij, katër kompani do të preken nga sanksionet e..
Shuma e të ardhurave mesatare të sigurimeve shoqërore për vendin për shtatorin e vitit 2025 është 1882.97 leva (962.25 euro), dhe shuma e të ardhurave mesatare mujore të sigurimeve shoqërore për vendin për periudhën nga 01.10.2024 deri më 30.09.2025..