Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA.
Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore - një festë zyrtare e qytetit. Kryetarët e Qendrës Kulturore dhe Informative “Bosilegrad” dhe të shoqatës “GLAS”, Ivan Nikollov dhe Aleksandër Dimitrov, pritet të mbërrijnë nga Bosilegradi për takimin.
“Ideali kombëtar nuk është diçka e vjetruar, por një lidhje e gjallë midis brezave, midis atdheut dhe atyre që e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre edhe përtej kufijve të saj - bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi, Shqipëri, Kosovë, Rumani, Moldavi, Ukrainë, Turqi, Greqi dhe në të gjithë botën”, theksojnë organizatorët.
Qëllimi i takimit është të ndërtojë një bërthamë të qëndrueshme dhe funksionale bashkëpunimi midis komuniteteve bullgare jashtë vendit, një komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet shtetërore dhe sektorin civil në Bullgari dhe një lidhje të qëndrueshme midis tyre.
Gjatë këtij eventi, Mitropoliti Nikollaj i Plovdivit do të mbajë një shërbesë solemne lutjeje. Kurora dhe lule do të vendosen gjithashtu në monumentin e Zahari Stojanov, do të ketë një drekë pune me një bllok diskutimi mbi problemet dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet dhe diasporat bullgare jashtë vendit. Një tur turistik i pamjeve të Plovdivit, një riprodhim i ngjarjeve të 6 shtatorit dhe një koncert-shfaqje në Plovdiv Event Center (Qendrën e Eventeve të Plovdivit) do t’i vënë fund takimit.
Lexoni më shumë për Bashkimin e Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare përkulet me nderim para Kryqit mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit, (Krëstovden), është një nga 12 festat e mëdha të krishtera dhe gjithashtu një nga katër ditët në..
Ëmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..