Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një takim të grupit "Arraiolos".
Radev mirëpriti marrëveshjen për fazën e parë të planit të paqes të Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe deklaroi mbështetjen e tij për zbatimin e zgjidhjes me krijimin e dy shteteve, si e vetmja rrugë e qëndrueshme për një zgjidhje të përhershme të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Bullgaria mirëpret armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, i cili mund të jetë hapi i parë drejt një paqeje të qëndrueshme, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë për mediat. "Është me rëndësi të madhe që faza e parë e planit të paqes në Gaza të zbatohet pa vonesë, gjë që do t'u sjellë lehtësim familjeve të pengjeve dhe do të zvogëlojë vuajtjet e njerëzve në Gaza", thuhet në deklaratë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..