Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti mori përsipër ruajtjen e pronave dhe zyrave të “Lukoil” në vend

Foto: AP/BTA

Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) hyri në zyrat e degëve të “Lukoil”-it në vend dhe në rafinerinë e naftës në Burgas, duke nisur kontrolle. Masat shtesë “parandaluese” po merren nga DANS-i, policia dhe ushtria “në lidhje me situatën e re të krijuar pas vendimit të SHBA-ve për të vendosur sanksione ndaj kompanisë ruse “Lukoil” dhe në kontekstin e incidenteve në objektet e “Lukoil”-it në disa shtete evropiane”, sqaroi qeveria.

Ministri i ekonomisë, Petër Dillov, siguroi se Bullgaria do të marrë një përjashtim nga sanksionet amerikane për rafinerinë e “Lukoil”-it, ngjashëm me atë që arriti të përfitojë Hungaria. “Situata mes Hungarisë dhe Bullgarisë është shumë e ndryshme, sepse ata punojnë me naftë ruse dhe nuk kanë mundësi teknike të furnizohen me diçka tjetër. Ne, ndërkaq, prej më shumë se një viti nuk punojmë më me naftë ruse. Ne kërkojmë një derogim nga këto sanksione për të vazhduar funksionimin e rafinerisë. Jam plotësisht i sigurt se do ta marrim”, tha ministri për bTV. Ai siguroi gjithashtu se të gjitha masat janë ndërmarrë në mënyrë që të mos ketë krizë karburantesh në vend.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bulgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: AP/BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një anije misterioze ruse lundroi deri në bregdetin bullgar

Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...

botuar më 25-11-06 9.48.PD
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e urave mbi Danub pranë Silistrës dhe Nikopolit

Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..

botuar më 25-11-06 9.27.PD

Ekspozita “Kujtimet nga Antikiteti” në Burgas tregon për shërbëtoren fetare Leseskepra nga Anhiallo

Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..

botuar më 25-11-06 4.55.PD