Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: "Punëdhënësit duan TVSH më të lartë", punëdhënësit: "Nuk ka një ide të tillë!"

Foto: Facebook/GERB

Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Pllamen Dimitrov dhe Dimitër Manollov, me kryetarin e partisë GERB, Bojko Borisov, raportoi gazetarja Maria Kostova. Sindikatat e përcaktuan buxhetin e parë të Bullgarisë në euro si "të mundshëm".

Në takim morën pjesë edhe kryetarja e komisionit social parlamentar, Denica Saçeva, dhe Ministrja e Financave, Temenuzhka Petkova. Saçeva theksoi: "Jo, nuk ka ndryshime në këtë fazë, pasi ajo që u propozua nga punëdhënësit ishte rritja e TVSH-së në vend të rritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Kjo nuk përputhet me konsensusin politik brenda partive që do të mbështesin buxhetin".

Megjithatë, organizatat e punëdhënësve mohuan se kishin propozuar një rritje të TVSH-së. "Nuk ekziston një ide e tillë. Ne nuk mund të mbështesim një ide që çon në një rritje të kësaj barre, si për biznesin ashtu edhe për qytetarët, për të mos përmendur që ky është një propozim jashtëzakonisht inflacionist. Ne nuk kemi pasur biseda të tilla me Ministrinë e Financave dhe asnjë masë e tillë nuk është diskutuar", tha Stanisllav Popdonçev, nënkryetar i Dhomës Industriale Bullgare, në emër të organizatave të punëdhënësve. Javën e kaluar, bizneset e përshkruan buxhetin e ri si joadekuat.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/GERB




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev e ktheu në Parlament Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura për diskutim të ri

Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..

botuar më 25-11-12 8.56.PD
Kardinali Pierbattista Pizzaballa

Patriarku Latin i Jerusalemit do të mbajë një leksion në Sofje

Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..

botuar më 25-11-12 4.50.PD

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..

botuar më 25-11-11 7.35.MD