Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Pllamen Dimitrov dhe Dimitër Manollov, me kryetarin e partisë GERB, Bojko Borisov, raportoi gazetarja Maria Kostova. Sindikatat e përcaktuan buxhetin e parë të Bullgarisë në euro si "të mundshëm".
Në takim morën pjesë edhe kryetarja e komisionit social parlamentar, Denica Saçeva, dhe Ministrja e Financave, Temenuzhka Petkova. Saçeva theksoi: "Jo, nuk ka ndryshime në këtë fazë, pasi ajo që u propozua nga punëdhënësit ishte rritja e TVSH-së në vend të rritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Kjo nuk përputhet me konsensusin politik brenda partive që do të mbështesin buxhetin".
Megjithatë, organizatat e punëdhënësve mohuan se kishin propozuar një rritje të TVSH-së. "Nuk ekziston një ide e tillë. Ne nuk mund të mbështesim një ide që çon në një rritje të kësaj barre, si për biznesin ashtu edhe për qytetarët, për të mos përmendur që ky është një propozim jashtëzakonisht inflacionist. Ne nuk kemi pasur biseda të tilla me Ministrinë e Financave dhe asnjë masë e tillë nuk është diskutuar", tha Stanisllav Popdonçev, nënkryetar i Dhomës Industriale Bullgare, në emër të organizatave të punëdhënësve. Javën e kaluar, bizneset e përshkruan buxhetin e ri si joadekuat.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/GERB
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më..