Shuma e të ardhurave mesatare të sigurimeve shoqërore për vendin për shtatorin e vitit 2025 është 1882.97 leva (962.25 euro), dhe shuma e të ardhurave mesatare mujore të sigurimeve shoqërore për vendin për periudhën nga 01.10.2024 deri më 30.09.2025 është 1798.95 leva (919.3 euro). Kjo u njoftua nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore.
Të ardhurat mesatare mujore të sigurimeve shoqërore për vendin për periudhën e specifikuar shërbejnë për të llogaritur shumat e pensioneve të sapodhëna në tetor 2025, sipas Kodit të Sigurimeve Shoqërore.
Për referencë, paga minimale në Bullgari në vitin 2025 është 1077 leva (550.66 euro). Sipas llogarive të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) që nga qershori, 1526 leva (780.23 euro) është paga neto e jetesës për një punëtor që jeton vetëm.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë..