Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet që vendet e BE-së të japin vlerësimin për ndryshimet në Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri

Foto: BTA

Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për BNR burime të informuara në Bruksel. Komisioni miratoi ndryshimet e fundit në planin bullgar më 5 nëntor. Tani pritet që edhe vendet anëtare të thonë “po” dhe më pas Komisioni do të rinisë procesin e vlerësimit. Këto ndryshime janë të ndryshme nga ato të lidhura me pagesën e dytë, të cilat Këshilli i BE-së i miratoi më 11 korrik, sqaron korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.

Dy ditë më parë, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se pret që shuma prej 1.6 miliardë eurosh të transferohet brenda këtij viti. Kërkesa është dërguar në Bruksel më 1 tetor.

Më 11 nëntor, Bullgaria mori 438.6 milionë euro për pagesën e dytë, ndërsa Sofja kishte kërkuar 653 milionë, por Komisioni mbajti 214.5 milionë për shkak të reformave të papërfunduara kundër korrupsionit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB: "Punëdhënësit duan TVSH më të lartë", punëdhënësit: "Nuk ka një ide të tillë!"

Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..

botuar më 25-11-11 4.26.MD

Bullgaria mori 438.6 milionë euro në kuadër të Mekanizmit Evropian të Rimëkëmbjes

Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..

botuar më 25-11-11 2.59.MD

Agjencia “Rezerva Shtetërore” ka plan të përgatitur, edhe në rast se rafineria në Burgas ndalon punën

Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”.  Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..

botuar më 25-11-11 11.38.PD