Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bletaria – hobi dhe biznes

10 shkurti – Ditë e bletarit
Снимка: BGNES
Sot në Bullgari shënojmë Ditën e Bletarit. Festa është lidhur me respektimin e kanuneve të kalendarit ortodoks për nder të Shën Haralampij. Populli e quan shenjtorin Bletar dhe e konsideron si mbrojtës të bletarëve dhe bletëve. Sipas traditës herët në mëngjes, që para se të kenë dalë bletët bletarët vënë para koshereve të tyre bukë riti. Atje e thyen, e lyejnë me mjaltë dhe ua japin fqinjëve. Për bletarët kjo është shumë e rëndësishme, si dhe për të gjithë ne, të cilët nuk rritim bletë, por hamë produktet e punës së tyre.

© Foto: BGNES


Në lidhje me ditën e bletarit shkencëtarët alarmuan për zvogëlimin e familjeve të bletëve në botë. Vetëm një shembull – gjatë vitit 2006 në SHBA 25 për qind e koshereve të bletëve janë humbur. Bletët fluturojnë dhe nuk kthehen. Ka teori të ndryshme për atë që ka ndodhur. Supozimet përfshijnë ndotje me kimikale, ndikimin e rrjeteve të celulareve, organizmat e modifikuara gjenetikisht... Në fakt mu para festimit të Ditës së Bletarit në Bullgari organizatat e bletarëve u shpallën kategorikisht kundër ndryshimeve që janë duke u përgatitur në Ligjin për organizmat e modifikuara gjenetikisht. Bletarët bënë kërcënime, se po të mos dëgjohet zëri i tyre, do të çojnë kosheret e tyre para Parlamentit. Kërkimet e tyre janë shumë të arsyeshme. Ata paralajmërojnë se natyra do të kërcënohet shumë, madje në qoftë se mutantët rriten si eksperiment. Mjafton të ketë vetëm një rajon të vogël dhe bletët do ta zgjerojnë në mënyrë maksimale, duke i polenizuar bimët. Në Amerikë tashmë ka prova se për shkak të organizmave të modifikuara gjenetikisht vdesin milionë familje bletësh, janë kategorikë ata.

© Foto: BGNES


Në Bullgari ka rreth 750 mijë familje bletësh. Një pjesë prej tyre rriten nga bletarë – amatorë, të tjerat janë pronë e afaristëve, të cilët merren me eksport mjalti dhe produktesh bletësh: “Nuk do të ketë ulje të çmimit të mjaltit, megjithëse ka krizë financiare – tha Ganço Ganev - kryetar i Organizatës kombëtare të profesionistëve “Lidhje e bletarëve bullgarë”. Kjo është kështu sepse lojtarët në tregun evropian dhe në atë botëror kanë prodhim të vogël. Bëhet fjalë kryesisht për Argjentinën, e cila është konkurrenti kryesor i prodhuesve evropianë të mjaltit dhe të produkteve të bletëve. Bullgaria nuk është lojtare serioze në tregun ndërkombëtar të tregtisë me mjaltë. Me 5 deri në 8 mijë tonë eksport në vit nuk mund të konkurrohemi me vende si Kina, Australia, Kanadaja. Për ne është shumë e rëndësishme të zhvillojmë tregun e brendshëm dhe të rritim familje të shëndetshme bletësh.”

Манов медSidomos i vlershëm për shkak të aftësive të tij kuruese është mjalti, që merret nga sekrecionet e insekteve, që mbledhin nektarin e bimëve, ose nga pjesët e gjalla të bimëve. Ky mjaltë është më i kërkuari në tregjet e huaja. Bullgarët nuk hanë shumë prej “arit të ëmbël” dhe bletarët bullgarë duan që kjo të ndryshohet. Ata japin si shembull Gjermania, ku një njeri konsumon deri në dy kilogramë mjaltë të tillë në vit, gjersa një bullgar konsumon 500 gramë në vit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени