Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Lulja e zanës për Ditën e Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej

Populli bullgar ka emër të vet për festën e krishtere Ngjitje të Zotit Krisht në qiej. Sipas shkrimit të shenjtë të Ungjillit këtë ditë, e cila gjithnjë bie ditën e 40 pas Pashkës së Madhe, Krishti i Ringjallur ngjitet në Qiell. Në kalendarin folklorik bullgar kjo ditë mban emrin Spasovden ose Dita e Shpëtimtarit Shëlbues. Besimet dhe ritet popullore i veshin kësaj feste një kuptim krejt të ndryshëm. Për përmbajtjen e festës do të mësoni në studion e sotme folklorike në valët e Radio Bullgarisë.

Sipas traditës popullore Ditën e Shpëtimtarit disa drejtojnë lutje për shi të imtë, që është vital për të mbjellat. Të tjerë kërkojnë shpëtim ose shërim nga ndonjë sëmundje e pamjekueshme. Të tretë kanë shpresë, se kjo ditë do t’u dhurojë një foshnjë aq të pritur. Që të zbatohen të gjitha këto çudira, njeriu zbaton rite nga koha më të lashta. Ata përmbajnë në vet veten mistikën dhe veprimet magjike. Në të gjitha zakonet që kryen atë ditë, njeriu kërkon lidhjen me natyrën. Asaj ai i drejton lutje për pjellshmëri të tokës dhe të bagëtive, për pjellori të nuseve dhe për shëndet për të sëmurët. Bujqit, që frikësohen më tepër nga thatësira, dërgojnë “përcjellës” të vet të drejtojnë lutje për reshje shiu. Ato janë çupa të vogla të quajtura peperuna. Me valle speciale vashat peperuna drejtojnë lutje për shi jetëdhënës. Vajzat dhe gratë përshkojnë arat dhe imitojnë shiun duke spërkatur pikëza uji mbi peperunat. Në krahinën e Dobruxhës fshatarët dalin nga fshati me ena plotë uji. Ata shkojnë në arat. Aty ata derdhin ujin në tokë me të kthyer katruvet me grykën poshtë. Besohet, se me këtë ritë do të plotësohen lutjet për shi.

Ndryshe nga derdhja e bollshme e ujit në lutjet për shi, një praktikë kuruese Ditën e Shpëtimtarit – Spasovden, iu shpreson piklat e vesës. Besohet se kjo ditë vesa është mjekuese. Prandaj ata që kërkojnë shërim nga sëmundja e panjohur e shtojzovalles herët në mëngjes Ditën e Shpëtimtarit, që para se të agojë dielli, rrëkëllehen në luadhet. Dhe në se pas këtij riti ata mund të ngrihen dhe pa ndihmën të kthehen në shtëpi, kjo do të thotë, se Krishti e ka larguar sëmundjen e panjohur. Mirëpo, që të plotësohet e gjithë kjo të sëmurët duhet të kalojnë natën në një livadh të shtojzovalleve pranë një gonxhe të lules së zanave, quajtur bullgarish rosen. Të fshehur nga errësira e natës shtojzovallet mitike kalojnë rreth e përqark livadhin që të mbledhin të gjitha lulet e zanave. Dhe në se janë në ndjenje të këndshme dhe gëzimi, do t’u rikthejnë shëndetin njerëzve të përgjumur.

Vallë, a u sjellin shërim shtojzovallet nuseve, që me kot vite me radhë pritnin të kenë fëmijë? Dikur në të kaluarën edhe nuse të shterpa kalonin natën në lëndinat e shtojzovalleve pranë ndonjë lule të çelur të zanave. Sipas besimit, vetëm natën duke u gdhirë Dita e Shpëtimtarit mund të shërohet paaftësia e gruas të mbetet shtatzënë. Mirëpo, riti është që gruaja të mos shkojë në lëndinë vet, por me ndonjë shoqërues, me të cilin nuk ka lidhje farefisnore gjaku. Mbrëmjen të dy shtrojnë një trapezë. Mbi barin e lëndinës ata vënë një mbulesë të kuqe. Në të rregullohen pogaçja e Ditës së Shpëtimtarit, një pulë e zierë dhe një plloskë plotë vere. Nga ushqimi lihet edhe për shtojzovallet, kështu që kur vijnë të mos zemërohet, se për to nuk ka asgjë për të ngrënë. Në mesnatë të dy të rinjtë mundohen me shterpërinë. Pas kësaj të heshtur mbeten të shtrirë, por nuk flenë. Para se të dëgjohen këndesat e para të gjelave herët në mëngjes pa u gdhirë, të dy ata me vrap kthehen në fshat. Mirëpo, përderisa ecin shpejt e shpejt nuk duhet të hedhin shikim prapa. Kështu besohet se shterpëria do të mbetet në lëndinë. Dhe në se gruaja bëhet shtatzënë gjatë kësaj nate, thonë, se ajo u bë me barrë në mënyrë magjike dhe nuk konsiderohet tradhti bashkëshortore.

Dita e Shpëtimtarit ose Spasovden konsiderohet shumë e përshtatshme për vajzat që synojnë të martohen. Ato zbatonin rite të ndryshme, në thelbin e të cilëve është magjia për realizimin e dëshirës për martesë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна