Zoologët e vegjël
Снимка: Lina Ivanova
Gjatë ditëve të nxehta të verës Kopshti zoologjik i Sofjes nuk është nga vendet më të frekuentuara në kryeqytet. Temperaturat e larta i pengojnë kafshët, të cilat fshihen në kafaze dhe nuk shihen fare. Koha largon edhe vizituesit që madje me shishe uji në dorë nuk shëtisin nëpër parkun.
Por në Qendrën mësimore-shkencore pranë Kopshtit zoologjik është plot njerëz. Rreth 30 fëmijë ndiqen ligjërata për kafshët е parqeve të ndryshme zoologjike në botë, duke bërë pyetje dhe duke biseduar me njeri-tjetrin pamjet filmike të projektuara në mur. Pas transmetimeve të frymëzuarit bëjnë makete kafazesh dhe vizatojnë. Të vegjlit janë nxënës, të cilët kanë dashur të kalojnë një javë të pushimeve verore në ambientin e Kopshtit zoologjik. Tashmë 13 vjet një ekip pesë anëtarësh – biologë dhe ekologë, ua tregojnë fëmijëve kureshtarë kafshët e natyrës së egër. Çfarë përfshihet në programin javor të kësaj shkolle zoologjike, e cila zhvillohet çdo vit gjatë qershorit dhe korrikut?
“Ditën e parë fëmijët vizitojnë kopshtin zoologjik. I çojmë edhe në vendet, të cilat nuk janë të hapura për vizituesit e rregullt – thotë ekologia Katerina Zareva. – Pasdite ua tregojmë detyrat e kujdestarëve të kafshëve, d.m.th. të veterinarëve dhe kuzhinierëve. Me ndihmën e tyre çdo fëmijë duhet të kujdeset për disa kafshë. Këtë punë të vegjlit e bëjnë me shumë qejf. Kështu u jepet mundësia të kontaktojnë më kafshë të egra. Ditën e dytë zhvillohet “një olimpiadë zoologjike”. Nëpërmjet lojërave fëmijët mësojnë shumë për biologjinë dhe ekologjinë. Dita e tretë i kushtohet artit. Në mëngjes nxënësit fotografojnë kafshët dhe më pas me ndihmën e një piktori profesional ata bëjnë makete kafshësh. Të enjten në program është parashikuar një lojë mësimore-argëtuese “dedektiv zoologjik”. Fëmijët duhet të zgjidhin disa detyra, duke kërkuar kafshë dhe fakte për to nëpër parkun. Ditën e premte japim informacione në lidhje me natyrën e kërcënuar, duke folur për faktorët kryesorë që kërcënojnë shumëllojshmërinë biologjike në planet dhe duke treguar kafshët e kërcënuara në faunën bullgare dhe atë botërore.”
Çdo fëmijë mund të regjistrohet në shkollën pranë Kopshtit zoologjik, por grupet mbushen shpejt me zoologë të vegjël. Zonja Zareva është e mendimit se fëmijët gjithnjë e më shumë interesohen për kafshët dhe i njohin mirë. Ata lexojnë libra të veçantë dhe shikojnë filma shkencorë për to. Fëmijët kanë dituri edhe për ekologjinë. Secili di se çfarë do të thotë fjala “riciklim” dhe ku të hedhë shishen plastike që të mos e dëmtojë mjedisin jetësor.
Fëmijët mbeten të kënaqur me shkollën verore në Kopshtin zoologjik të Sofjes. Shumë nxënës regjistrohen edhe për vitin që vijon. Ata që kanë tejkaluar moshën 14 vjeçare ndjekin ligjëratat verore si vullnetarë, duke punuar bashkë me pedagogët.
Sivjet është hera e parë e 12-vjeçarit Georgi në shkollën zoologjike, por është i bindur se vitin e ardhshëm do të vijë përsëri. Në shtëpi ai kujdeset për një mace siameze. Ndërkohë atij i intereson jeta e hardhucave gjigante.
“Erdha në shollën zoologjike për të mësuar gjëra të reja për kafshët –tha djaloshi duke treguar vizatimin e një tigri. – Dua të di se si ushqehen, si sillen, të shohë kafshë të panjohura për mua. P.sh. nuk e dija për disa lloje majmunesh.”
Georgi duke treguar vizatimin e tigrit
Kalina është 12 vjeçare. Në shtëpi ajo kujdeset për një qen, një mace, dy lepuj, disa peshq dhe për një mi të bardhë.
“Erdha në shkollën zoologjike, sepse shumë i dua kafshët. Më tërheqin vëmendjen. Nëpërmjet programit mësova gjëra të reja për to.”
Para se të kishin përpiluar programin e shkollës verore, ekologët dhe biologët kanë vizituar disa parqe zoologjike evropiane, duke u njohur me programet arsimore për kafshët andej. Çdo dy vjet programi i shkollës verore në Kopshtin zoologjik të Sofjes modernizohet dhe tërheq vëmendjen e shumë fëmijëve kureshtarë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova
Последвайте ни и в
Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!