Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vizita e kryeministrit Bojko Borisov në Portugali aktualizoi rendin e ditës të marrëdhënieve dypalëshe

Niveli i lartë i lidhjeve politike midis të dyja vendeve u theksua edhe nga kryeministrat Bojko Borisov dhe Pedro Pasosh Koeljo.
Снимка: BGNES
Më 3 dhe 4 qershor kryeministri Bojko Borisov bëri një vizitë zyrtare në Portugali. Bisedimet e zhvilluara janë një vazhdim i këmbimit politik midis dy vendeve të nivelit më të lartë dhe aktualizuan rendin e ditës të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë 12 viteve të fundit Bullgaria u vizitua nga dy kryeministra portugezë, kurse Portugalia – nga katër kryeministra bullgarë. Intensiteti i dialogut të nivelit të kryeministrave flet vetvetiu për interesin e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e mira.

Niveli i lartë i lidhjeve politike midis të dyja vendeve u theksua edhe nga kryeministrat Bojko Borisov dhe Pedro Pasosh Koeljo. Vizita u zhvillua në një moment krize në BE, kur Portugalia është më e prekur nga Bullgaria. Nuk ishte e rastit se në bisedime dominonin çështje të lidhura me arritjen e stabilitetit financiar në Evropë dhe treguan se megjithëse janë të dhimbshme, reformat duhet të vazhdojnë, që të arrihet stabiliteti i domosdoshëm pas krizës.

Vizita koincidoi edhe me momentin e përgatitjes së cakut të ri financiar të BE-së për periudhën 2014-2020. Në këtë kontekst kryeministrat u morën vesh që Bullgaria dhe Portugalia të vazhdojnë të ngulin këmbë për një politikë më të fuqishme të kohezionit në kuadrin e BE-së, e cila t’i sigurojë më shumë mjete për pakësimin e dallimeve midis tyre dhe shteteve më të përparuara, anëtare të BE-së. Siç duket ky do të jetë drejtimi kryesor në bashkëpunimin e dy vendeve në kuadrin e BE-së në plan afatmesëm.

U bë përfundimi se ekziston një potencial i papërdorur në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare. Me të vërtetë këmbimi i mallrave kap shumën 70-80 milionë euro dhe është tepër modest duke pasur parasysh potencialin e dy vendeve. Në këtë kontekst si sidomos perspektive për bashkëpunimin dypalësh kryeministrat theksuan turizmin kulturor dhe investimet në ekonominë bujqësore dhe në teknologjitë e larta.

Përveç se janë të mira në plan politik, lidhjet bilaterale midis Bullgarisë dhe Portugalisë karakterizohen dhe me një atmosferë të veçantë të miqësisë dhe simpatisë. Këtë e ripohon dhe bekimi i një kishe të re afër Lisbonës, dorëzuar komunitetit ortodoks bullgar nga Kisha katolike e Portugalisë. Kryeministri Bojko Borisov e falënderoi për këtë gjest kardinalin dhe patrikun e Lisbonës Zhoze da Kruzh Polikarpo, me të cilin vunë në dukje se të dyja vendet ngjajnë njëri me tjetrin edhe për faktin se zhvillojnë një politikë të tolerancës ndaj feve të ndryshme.

Hapi tjetër në dialogun politik të nivelit më të lartë midis Bullgarisë dhe Portugalisë do të jetë vizita e presidentit Anibal Kavako Silva në Sofje gjatë vjeshtës së këtij viti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени