Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kalendari ortodoks: Fjetja e Hyjlindëses Mari

“Fjetja e Shën Mërisë” – mozaik nga Kisha “Jisu Krishti Shpëtimtar” në Stamboll
Снимка: pravoslavieto.com

Për mbarë botën e krishtere figura e Nënës së Zotit lidhet në mënyrë të papërsëritshme dhe hyjnore me Shpëtimtarin e fisit njerëzor – Jisu Krisht. Me një dashuri të çiltër dhe të pafundme Hyjlindësja mbron fisin njerëzor dhe përkrah çdo vepër të mirë njerëzore. Hyjlindësja konsiderohet mbrojtëse e të gjithë njerëzve para Zotit për gabimet e vullnetshme dhe të pavullnetshme. Që nga çasti i Fjetjes, Shën Mëria qëndron nga e djathta e birit – Jisu Krisht, dhe me lutjet e saj prej nëne mbron mbarë botën e krishtere. Ndoshta kjo është arsyeja, për të cilën për mbarë botën e krishtere ortodokse Nëna e Zotit shkëlqen më shumë, se sa dielli, dhe qëndron më lartë, se sa qielli. Ajo u sjell gëzim dhe qetësim të gjithë njerëzve të vuajtur dhe të mjeruar.

Dita e Fjetjes së saj – 15 gusht, konsiderohet një nga festat më të mëdha dhe më të ndritshme të krishtere, kushtuara saj. Çdo vit kishat dhe manastiret në Bullgari, që mbajnë emrin e saj, mbushen me mijëra besimtarë. Të rinj dhe të moshuar, të sëmurë dhe të shëndoshë me kokë të përulur qëndrojnë para ikonave çudibërëse me pamjen e Hyjlindëses. Me shpresë dhe besim ata i drejtojnë lutje për përkrahje dhe shërim. Më shumë hollësi për festën sjell prifti Kasijan – igumen i Manastirit në Kopillovci “Ungjillëzimi i Shenjtë i Hyjlindëses”:

“Kjo festë kremtohet më 15 gusht sipas kalendarin kishtar dhe më 28 gusht sipas Kalendarit Julian. Fjetja e Hyjlindëses është një akt, që ka rëndësi të madhe për Shpëtimin e fisit Njerëzor. Ndryshe nga institucionet e tjera, kisha ka një prejardhje hyjnore dhe tokësore në të njëjtën kohë. Dhe në këtë kuptim Hyjlindësja shfaqet mbrojtëse dhe përkrahëse e njerëzve – sepse ajo është përfaqësuese e fisit njerëzor. Tepër e mençur, me besim të thellë dhe të patundur te Zoti, shumë e ndershme, Hyjlindësja u zgjodh nga engjëjt të lindë Shpëtimtarin. Kisha e konsideron Nënën e Zotit një virgjëreshë të pastër, të dëlirë dhe të çiltër, e cila mbeti e paprekur dhe lindi Birin e Zotit. Të gjithë besimtarët i drejtojnë asaj lutje, sepse ajo qëndron më afër Zotit. Të shumta janë dëshmitë për çuditë e kryera prej saj. Shenjë Hyjlindësja sillet me vëmendje dhe respekt ndaj çdo njeriu, ajo mbron secilin, që ka kërkuar ndihmën e saj. Ajo kujdeset jo vetëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë, por edhe për shpirtrat tona.”

Dhe megjithëqë Fjetja e Hyjlindëses, lidhet me vdekjen e Shën Mërisë, festa përmban në vet veten një shpresë dhe besim në të mirën: “Si të kuptojmë fjalën Fjetje? – vazhdon prifti Kasijan. – Interesante është, se kjo festë mban në vet veten një gëzim të madh. Vet natyra sikur shkëlqen këtë ditë, edhe moti është i kthjellët në kuptimin tekstual. Dhe kjo nuk është e rastit. Vetë Hyjlindësja është një njeri jo i zakonshëm. Me lutjet dhe kujdeset e veta ajo bënë çudi në jetën e çdo besimtari. Duke iu drejtuar lutje asaj, ne e ndjejmë këtë mbrojtje dhe afërsi. Dhe natyra e njeriut është e tillë, që vet ai ka nevojë për Nënën e Zotit, për përkrahjen e saj. Dhe në se kërkojmë këtë afërsi do ta gjejmë, në se kërkojmë ndihmën e saj në momentet më të rënda dhe kritike, prapë do ta gjejmë mbështetjen dhe kujdesin e saj.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Darina Grigorova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна