Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në Veriperëndimin e varfër fshihen thesare të mëdha

Turistët mbetën të mahnitur nga pamjet piktoreske.
Снимка: Veneta Nikollova

Regjioni më i varfër dhe më i prapambetur në BE, për fat të keq e tillë është fama e krahinës veriperëndimore të Bullgarisë. Megjithëse gjallërimi i kësaj krahine, kuptohet me ndihmën e fondeve evropiane, është një prej prioriteteve të shtetit, papunësia, varfëria dhe mungesa e perspektivës janë shkaku i shpërnguljes së popullsisë. Ndërkaq çdonjëri, i cili ka udhëtuar nëpër këto vende, befasohet nga pamjet e bukura – kisha dhe manastire të zhytura në Ballkan, si dhe kultura origjinale e vendasve.

Bregu i lumit Iskër – plot me fshatra tradicionale

Bullgaria Veriperëndimore përfshin disa prej krahinave më piktoreske të malit Stara Pllanina (Mali Ballkan), të cilat ende nuk janë dëmtuar nga ndërtimi pa masë i hoteleve, ski-pistave, qendrave sportive etj. Maja më e lartë e malit Mixhur (2168 metra) ndodhet në rajonin e qyteteve Çiprovci dhe Berkovica, të cilat janë ndër më të vizituarit në rajon. Megjithatë vendbanimet vendase nuk mund të lavdërohen për një turizëm të zhvilluar mirë. Gjendja ekonomike këtu është e rëndë, megjithëse regjioni është shumë i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit. Në Ballkanin Veriperëndimor kalon lumi piktoresk Iskër. Rajoni i qytetit Vraca është plotë forma karstike dhe shumë shpella të bukura. Më e bukura prej tyre Ledenika është e hapur për turistët. Gryka e lumit Iskër në fakt është më e gjata në Bullgari – rreth 100 km. Gjatë rrjedhës së saj gjarpëron një rrugë, si dhe një vijë hekurudhore.

Një festival folklorik në qytetin Montana

Disa bashki në regjion kanë bashkuar përpjekjet e tyre në përgatitjen e projektit “Një weekend në Veriperëndim”. “Bashkë me ne në projekt marrin pjesë dhe bashkitë Çiprovci, Ruzhenci dhe Çuprene. Theksi është vënë mbi zhvillimin e turizmit kulturor” – na shpjegon Neli Vasileva nga Bashkia e qytetit Montana. Sipas fjalëve të saj kohët e fundit vëzhgohet interes ndaj kësaj krahine të varfër jo vetëm nga bullgarët, por edhe nga turistët e vendeve fqinje, si Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Rumania.

Çfarë mund të shohin turistët në kuadrin e një weekend-i në Veriperëndimin bullgar?

“Mund të udhëtojnë prapa në të kaluarën, duke vizituar për shembull kështjellën antike të Montanës –shpjegon Neli Vasileva. – Shumë njerëz janë kureshtarë të kuptojnë nga vjen emri Montana. Në fakt emri i qytetit i ka rrënjat te kështjella Montanenzium, krijuar nga fisi sugambri. Ky është një fis gjerman, i cili ka jetuar në territorin e regjionit tonë gjatë epokës romake. Njerëzit mund të vizitojnë gjithashtu muzeun tonë historik, i cili disponon eksponate emblematike, ndër të cilat janë Thesari i artë i Jakimit nga shekulli i parë. Ai disponon 50 stoli të arta dhe të argjendta për femra. Një përjetim të paharrueshëm do t’ju ofrojë edhe qyteti Çiprovci, ku në sfondin e Ballkanit të mrekullueshëm Perëndimor do të njiheni edhe me artin e Shkollës së artë të Çiprovcit, e cila është nga epoka e Rilindjes, si dhe me qilimat e njohur. E dini se qilimat e Çiprovcit janë unikalë, sepse bëhen me bojëra të natyrshme dhe prej leshi të pastër. Kanë figura specifike dhe në çdo një prej tyre ka ndonjë mesazh të koduar.”

Manastiri i Klisurës “Shenjtorë Kirill dhe Metodij” vizitohet nga shumë turistë

Çiprovci, një vendbanim i gjallëruar minatorësh, është një destinim interesant për adhuruesit e historisë. Gjatë shekullit të XIV-të këtu u vendosën minatorë saksonë, me emrin “latinë”. Ata kontribuuan shumë për forcimin e pozitave të katolicizmit, gjë për të cilën kontribuoi shumë edhe veprimtaria e forcuar e murgjve françeskanë. Për një periudhë të gjatë Çiprovci ishte seli e Kustodisë katolike bullgare, e cila përfshinte vendbanime edhe nga trojet e sotme të Hungarisë dhe Rumanisë. Sot nga e kaluara katolike e qytetit kanë mbetur mbeturinat e katedrales “Fjetja e Hyjlindëses Mëri”, ndërtuar gjatë vitit 1371. Prandaj në Çiprovci mund të vizitohet tempulli ortodoks “Ngjitja e Jisu Krishtit” nga viti 1857, kurse afër ndodhet manastiri “Shën Joan Rillski” nga shekulli i X – një prej manastireve më të vjetra në Bullgari. “Ky është një vend plot energji, ndoshta sepse atje ruhen lipsanat e viktimave të Kryengritjes së Çiprovcit kundër osmanëve – thotë Neli Vasileva. – Përveç kësaj afër ndodhen dhe shumë vende të shenjta, të cilat janë tipike për krahinën tonë.” Sipas saj kishat dhe manastiret e vjetra në rajon janë një mundësi e mrekullueshme për zhvillimin e turizmit fetar.

Pamje nga Bellogradçiku

Në itineraret turistike janë përfshirë gjithashtu formime unikale shkëmbore afër Bellogradçikut dhe shpella e afërt Magurata me mbishkrime të vjetra murale, qyteza balneare Vërshec, qendrat e mrekullueshme spa dhe liqeni “Ogosta” afër Montanës, ku ka mundësi të mrekullueshme për zhvillimin e sporteve ujore dhe të çiklizmit afër brigjeve të tij. Në qoftë se keni vendosur ta kaloni weekendin tuaj në Veriperëndimin bullgar, mund të vendoseni në shtëpitë vendase, ose në hotelet e vogla familjare. Krahas krizës ekonomike numri i tyre është ulur konsiderueshëm, por megjithatë interneti është plotë oferta për pushime në këtë krahinë.

Çfarë mund t’u ofrojnë hotelierët vendas vizituesve të tyre?

“Ata mund t’i zhytin turistët në një mjedis autentik dhe t’u ofrojnë një përjetim të paharrueshëm – thotë Neli Vasileva. – Mund t’ju befasojnë me ushqime të shijshme dhe të freskëta tradicionale, t’ju mësojnë se si mblidhen barnat mjekësore, si milen dhitë etj. E gjithë kjo është një atraksion i madh. Kryesisht për të huajit.”

Shpella “Magurata”

Në fakt nuk është e mundur të numërojmë të gjitha kuriozitetet e kësaj krahine të bukur, që të bindemi në koloritin e saj unikal.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна