Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

E-qeverisja – a do të mbetet edhe kësaj here vetëm në letër

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv

Para disa ditësh qeveria bullgare miratoi strategji për zhvillimin e qeverisjes elektronike në vend. Deri në vitin 2020 e-qeverisja duhet të lehtësojë administratën publike, biznesin dhe qytetarët. Në fakt, kjo është strategjia e dytë 10 vjetët e fundit. Si duket, strategjia e mëparshme nuk ka korrur suksese. Bullgaria është kamion në përpilimin e strategjive, programeve dhe në hartimin e planeve për zhvillim të shërbimeve elektronike. Por ndërkohë është e fundit në Evropë në aplikimin e të lartpërmendurve. Këtë e tha bile zëvendës kryeministrja Daniella Bobeva.

Statistika e qeverisë tregon se nga 562 administratat mezi 80 ofrojnë e-shërbime. Aplikimi i qeverisjes elektronike është në favor të të gjithë shoqërisë. Vështirësitë administrative për biznesin, qytetarët dhe nëpunësit kushtojnë 1 mlrd euro në vit. Ekspertët janë të mendimit se pasi të startojë e-qeverisja, shuma do të pakësohet me 30%.

A kemi kushte të përshtatshme për e-qeverisjen?

Bullgaria është e njohur me qasjen e mirë tek interneti. Bile është në treshen e disa klasifikimeve ndërkombëtare. Ky është një kusht i mirë për aplikimin e qeverisjes elektronike. Kjo e fundit gëzon interes të madh në institucionet ku funksionon. Bëhet fjalë për disa bashki moderne dhe për sigurimin publik. Po ashtu ka një portal kombëtar i cili ofron e-shërbime për testim.

Pak shqetësuese janë të dhënat e fundit për konsumin e internetit në Bullgari. Sipas tyre mezi 54% e bullgarëve kanë qasje tek interneti. Gjithsesi me kalimin e kohës ky numër pakësohet. Popullsia në Bullgari numëron rreth 7 mln veta dhe më 2010 pa qasje në internet ishin 3 mln veta, më 2011 – 2.5 mln veta, më 2012 – 2.38 mln veta dhe gjatë vitit të kaluar – 2.28 mln veta.

Tendenca e re u mor parasysh në programin e ri të qeverisë i cili program është me afat përfundimtar deri më 2020. E-qeverisja do të financohet me 145 mln euro nga BE-ja destinuar rritjes digjitale dhe me 30 mln euro të tjera destinuar infrastrukturës në zonat rurale. Besohet se strategjia e re për e-shërbimet nuk do të mbetet vetëm në letër.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени