Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Edmond Haxhinasto: “Bullgaria është një vend mik për Shqipërinë, një vend me shumë pika takimi”

Автор:
Ministri Edmond Haxhinasto me homologun e tij bullgar Danaill Papazov.
Снимка: arkiv personal

Nga 1 janari Bullgaria mori presidencën gjashtëmujore të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC). Në kuadër të saj në Sofje më 15 prill u zhvillua takim i ministrave të transportit të vendeve anëtare të BSEC-ut.

Gjatë forumit ministri bullgar i transportit, teknologjive të informacionit dhe komunikacioneve, z. Danaill Papazov theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sferën e transportit si një prej mjeteve kryesore për aplikimin e standardeve evropiane në regjionin e Detit të Zi. Ai vuri në dukje, se një prej prioriteteve gjatë presidencës bullgare të BSEC-ut është integrimi i qëndrueshëm i faktorëve ekologjikë në politikat e transportit në regjion. Me këtë synim takimi në Sofje përfundoi me aprovimin e Deklaratës së ministrave për transport të gjelbër në rajonin e BSEC-ut.
Takim i ministrave të transportit të BSEC-it në Sofje – me theks mbi transportin e gjelbër. Foto: mtitc.government.bg

Ndër pjesëmarrësit e takimit në Sofje ishte ministri i transportit dhe infrastrukturës, z. Edmond Haxhinasto. Për Radio Bullgarinë ai komentoi objektivat e përbashkëta të vendeve anëtare të BSEC-ut, transportin e gjelbër, projektet kombëtare dhe rajonale të infrastrukturës, bashkëpunimin në regjion, marrëdhëniet Bullgari-Shqipëri.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени