Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Qëllimet e mëdha të një bashkie të vogël

Автор:
БНР Новини
Снимка: gornamalina.eu

“Fshati im i lindjes ndodhet mu përballë diellit në një vend të bukur, atje, ku Sredna Gora ndahet nga nëna e saj Stara Pllanina dhe i drejtohet Lindjes...” Kështu e përshkruan tregimtari ynë Elin Pelin fshatin e tij të lindjes Bajllovo, i cili ndodhet rreth 30 km në lindje të Sofjes. Përshkrimet e tij të këtij fshati të dikurshëm bullgar dhe të jetës së tij janë disa nga më poetiket. Është shumë bukur se shumë prej vendeve të përshkruara në tregimet e tij mund të shihen edhe sot. Në qoftë se shëtitim nëpër krahinat e bukura të Bajllovos dhe Gorna Malinës, do të gjejmë jo vetëm “Livadhin e Aglikës”, “Kodrën e Spasit”, “Kënetën e Andreshkos”, por madje “Mullirin e Erës”, të cilat janë pjesë e pamjes së tërësishme të rajonit. Para pak kohe këtu u ndërtua një prej atraksioneve më origjinale të rajonit rreth kryeqytetit, i cili tërhoqi mijëra vizitues gjatë muajve të ngrohtë dhe shkaktoi një bum të vërtetë turistik. Kjo ndoshta u bë shkak që bashkia e vogël piktoreske Gorna Malina të shpallet mbajtëse e çmimit të sivjetshëm të Asociacionit Bullgar të Pronarëve të Hoteleve dhe Restoranteve – “Për bashkëpunimin më të dobishëm në turizëm me një bashki gjatë vitit 2014”. Kështu ajo doli përpara destinimeve tradicionale turistike.

Çfarë duhet bërë, që të arrihet ky sukses?

Zëvendëskryetari i Gorna Malinës Angell ZhillanovZëvendëskryetari i bashkisë së Gorna Malinës zoti Angell Zhillanov tregon: “Sipas vlerësimeve tona kjo bashki, edhe pse është shumë e vogël dhe pa tradita në turizëm, ka potencial për t’u zhvilluar në këtë degë. Në kuadrin e bashkëpunimit të mirë me një firmë private, në territorin e bashkisë u ndërtua hidro-parku “Mullinjtë e Erës”, i cili tërheq një numër të madh vizituesish. Gjatë ditëve të së shtunës dhe së dielës numri i tyre arrin deri më 2500 veta në ditë. Përveç kësaj ne përdorim tërë potencialin e baskisë për zhvillimin e turizmit fshatar, ekologjik dhe sportiv. Prandaj jemi duke punuar mbi projekte të veçanta. Të gjitha vendbanimet e bashkisë ndodhen buzë malit Stara Pllanina dhe buzë malit Sredna Gora. Kjo është një përparësi e madhe, si dhe afërsia me Sofjen, kështu tashmë jemi duke tërhequr një numër të madh vizituesish. Ata janë dëshmitarë se sa e ruajtur është natyra jonë. Projektet, mbi të cilat jemi duke punuar, janë shtigjet ekologjike, ka dhe disa të tjera për pyllëzimin e kullotave, të cilat aktualisht nuk përdoren. Përpunuam një projekt të madh për një kompleks sportiv në Gorna Malina, i cili u mbarua dhe tashmë tërheq një numër të madh vizituesish – si skuadrat profesionale, ashtu dhe amatorët.”

Hidro-parku “Mullinjtë e Erës”Nga zëvendëskryetari i bashkisë, i cili përgjigjet për përgatitjen dhe kandidimin në kuadrin e projekteve evropiane, kuptojmë se gjatë periudhës programore, që po skadon, bashkia ka marrë pjesë në një mënyrë shumë aktive dhe ka arritur të tërheqë mjaftë mjete për zhvillimin e infrastrukturës së saj. Kjo është dhe premisa e parë, që të zhvillohen edhe sektorët ekonomikë. Tjetra, që ndihmon, është fakti se ajo arrin të mobilizojë shoqërinë civile në mbrojtje të planit të saj të zhvillimit, të bazuar te turizmi, bujqësia ekologjike, prodhimet ekologjike. Kjo është bashkia e parë në Bullgari, e cila organizoi një referendum të suksesshëm vendor me pjesëmarrjen e 75 për qind të banorëve, të cilët i thanë “jo” hapjes së guroreve, depove të mbeturinave dhe zhvillimit të prodhimeve ndotëse. “Thënë me fjalë të tjera “demokracia e drejtpërdrejtë është në thelbin e zhvillimit të bashkisë – nënvizon Angell Zhillanov, i cili gjithashtu ka punuar aktivisht për zhvillimin e referendumit. – Ne me të vërtetë jemi bashkia e parë në Bullgari, e cila zhvilloi një referendum të suksesshëm, referendum ky me të cilin mendojmë, se e mbrojtëm zhvillimin e ardhshëm ekologjik të bashkisë, të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të natyrës sonë. Kështu qe me shumë hapa të guximshëm dhe me tempe të shpejta mund të zhvillohemi sa i përket turizmit dhe tërheqjes së njerëzve në bashkinë tonë. E gjithë kjo kontribuon edhe për realizimin e projekteve të mira private. Këtu ka tashmë tri baza të ndërtuara për hipizëm, ka firma të fuqishme, të cilat regjistruan toka, ku të prodhohen bio-produkte. Gjatë periudhës së re programore Programi për rajonet rurale shpreson kryesisht te masat agro-ekologjike. 25 për qind e të gjitha projekteve duhet ta kenë këtë orientim, kështu qe ne në këtë drejtim punojmë me tempe shumë të mira. Për periudhën e re programore kemi 9 projekte krejtësisht të gatshme dhe tani jemi në pritje të hapjes së saj, që të mund të kandidojmë.”

Bashkia Gorna Malina është një prej shembujve se si po të ketë dëshirë të mirë dhe punohet shumë, këto qëllime mund të realizohen. Le t’i urojmë sukses, si Gorna Malinës, ashtu dhe bashkive të tjera të vogla, në të cilat drejtoria, qytetarët dhe ndihma evropiane krijojnë së bashku cilësinë e re të jetesës dhe e zhvillojnë ekonominë vendase.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна