Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

FMN kërkon kontroll më të rreptë mbi bankat në Bullgari

Автор:
Снимка: arkiv

Pas stresit të krizës bankare të vitit të kaluar në Bullgari, tani duket se po vjen radha e kontrollimit të bankave, të rekomanduar nga Misioni i rregullt pranveror i FMN, që përfundoi ditën e premte. Rekomandimet koencidojnë me synimet e shpallura të Bankës Qendrore Bullgare për shtrëngimin e kontrollit.

2014 do të mbahet mend në Bullgari si viti i dështimit të institucionit financiar, të katërt për nga madhësia në vend, të Bankës Korporative Tregtare, të tensionit të krijuar, që ky dështim shkaktoi në tërë sistemin bankar dhe që lëkundi financat publike kombëtare. Pasi tronditjet ishin vënë nën kontroll dhe tensioni ndër qytetarët u përballua me një çmim të madh për shtetin, gjatë vitit të ri 2015 priten sprova të reja për bankat bullgare. Kësaj here kërcënimi për to vjen nga Banka Popullore Bullgare (BNB), nën presionin e FMN.

Gjatë vitit 2014 BNB ishte e papërgatitur për krizën e shpërthyer dhe reagoi në mënyrë joadekuate në situatën e vështirë. Për 2015 FMN rekomandoi ajo të veprojë me më shumë vendosmëri, duke kontrolluar plotësisht gjendjen, llogaritë dhe biznesin të bankave tregtare. Kjo bëhet e qartë nga vendimi i BNB të përdorë shërbimet e një kompanie të njohur ndërkombëtare të auditimit, e cila të kontrollojë cilësinë e aktiveve në tërë sistemin bankar, siç shpjegoi Drejtori i Bankës Qendrore Ivan Iskrov, ndaj të cilit ka kritika të shumta.

Supozimi në marrjen e vendimit që bankat në Bullgari të kontrollohen nga kompania ndërkombëtare konsulente është, se ekspertët e huaj do të jenë më të saktë, më të paanshëm dhe më objektivë në analizën dhe vlerësimet e tyre. Por a mund t’u kihet besim të plotë firmave të tilla multinacionale, që veprojnë në kushtet bullgare, nuk është shumë e sigurt duke pasur parasysh, se pikërisht njëra prej firmave më prestigjioze konsulente dhe të auditimit në botë ishte verifikuar raportet llogaridhënëse dhe balancat për disa vitet e fundit të Bankës Korporative Tregtare që tashmë është mbyllur, dhe e cila pohonte deri në momentin e fundit, se gjithçka në të është në rregull. Kjo kompani e kishte bërë punën e vet me neglizhencë të madhe dhe pasi u bë e njohur gjendja e vërtetë e bankës tregtare, autoritetet kompetente në vend i kërcënuan konsulentët me heqjen e licencës, por në fund të fundit gjithçka përfundoi me një gjobë të kripur. Siç duket, kontrolli i rreptë mbi bankat tregtare do të jetë shoqëruar me kërkesa më të larta ndaj institucioneve që i kontrollojnë, pavarësisht a janë kombëtare ose ndërkombëtare.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна