Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

70 vjet arsim i lartë teknik në Bullgari

Автор:
БНР Новини
Majtas: godina qendrore e Politeknikës Shtetërore afër Monumentit të Vasill Levskit në Sofje, hapur zyrtarisht më 1952. Djathtas: godina e re e Universitetit Teknik në lagjen Dërvenica. Kolazh: Sillvija Petrova

Fillimi i arsimit të lartë inxhinierik në Bullgari u vendos me Ligjin për themelimin e Shkollës së Lartë Teknike në Sofje, të botuar në Fletoren Zyrtare gjatë muajit qershor të vitit 1941. Orët e mësimit filluan më 5 tetor 1942 dhe vazhduan deri në fillimin e vitit 1944, kur shkolla u evakuua në Lloveç dhe orët e mësimit u ndërprenë. Me Urdhrin e Regjentit më 5 prill të vitit 1945 Fakulteti i Teknologjisë dhe i Makinerisë, i cili praktikisht ende nuk ishte hapur, mori emrin Fakultet i Makinerisë dhe i Teknologjive Elektroteknike. Më 24 tetor të vitit të njëjtë Shkolla e Lartë Shtetërore u transformua në Politeknikë Shtetërore.

СнимкаKriza ekonomike pas luftës ndikoi edhe mbi Politeknikën Shtetërore – në atë periudhë kërkoheshin mjete për ndërtimin dhe pajisjen e të gjitha degëve dhe fakulteteve. Që nga qershori i vitit 1946 deri në maj të vitit 1948 inxhinieri Radi Nikollov  u dërgua tri herë në Austri, Çeki dhe Gjermani, që të sigurojë letërsi teknike, aparate, orendi dhe pajisje të tjera teknike. Ai nuk dispononte para, por i bleu të gjitha këto gjëra të domosdoshme me një ton cigare. Duket çuditshëm, por pikërisht cigaret ishin ari bullgar pas luftës. Me dituritë e tij dhe nuhatjen e tij tregtare inxhinieri Radi Nikollov arriti të sigurojë makinat më moderne universale.

СнимкаGjatë vitit 1952 pedagogë, studiues dhe studentë nga universiteti realizuan transmetimin e parë televiziv të imazheve në Bullgari. Në vigjilje të 1 majit 1954 u realizua transmetimi i parë zyrtar në eter.

СнимкаNjë prej arritjeve të mëdha kombëtare është pajisja e krijuar në laboratorët e universitetit për udhëheqjen e zemrës së implantuar artificiale në vitin 1976 nga ekipi i prof. Nikollaj Napllantov. Në vitin 1987 u përpunua një kompleks psiko-fizik për ndjekjen e gjendjes së kozmonautëve gjatë fluturimit, të krijuar për fluturimin e Georgi Ivanovit dhe të përdorur nga stacioni ndërkombëtar “Mir”.  

СнимкаNjë prej arritjeve shkencore me rëndësi botërore është metoda për shkrirje me kundërtension të akademikut Angell Balevski dhe të inxhinierit Ivan Dimov. Metoda u miratua në vitin 1961 dhe është unikal në prodhimin e materialeve me strukturë optimale, pa defekte në metal.

СнимкаBlloku i tetë i Universitetit Teknik është godina e parë në Bullgari, e cila u përgjigjet kërkesave evropiane për godinën, ku përdorimi i energjisë është pothuaj zero. Në përputhje me kërkesat e BE-së pas vitit 2018 konsumimi i energjisë nga të gjitha godinat e reja dhe të rinovuara duhet të jetë pothuaj zero. Definimi kombëtar u përpunua nga ekip i Universitetit Teknik dhe kjo godinë është një provë e vërtetë e realizimit real të projektit.

Në Fakultetin për Arsim Francez të Elektroinxhinierisë në fillim të këtij muaji u hap një laborator i teknologjisë së lartë për prototipim të shpejtë. Në laborator do të ketë një printer 3D, si edhe një laser. Foto: BTALaboratorët e porsakrijuar në Universitet tashmë kanë ndikim mbi mjedisin ekonomik në Bullgari. Një prej kompanive prijëse botërore në fushën e klimës dhe kontrollit për rregullimin termik për industrinë automobilistike zgjodhi Sofjen para Beogradit për ndërtimin e filialit të saj në “Parkun Teknologjik Bozhurishte”. Sipas fjalëve të drejtorit të kompanisë për Evropën pikërisht vizita e ekipit në Universitetin Teknik në Sofje i ka bindur se në Bullgari ka një mjedis shumë të  përshtatshëm për përgatitjen e specialistëve me profilet e tyre përkatëse – elektronikën, klimatizimin, teknologjitë 3D dhe prototipimin e shpejtë.

СнимкаGjatë vitit 2015 studentët e Universitetit Teknik – Sofje morën çmimin e dytë, duke konkurruar me shtatë skuadra në kategorinë automjete të “Tipit Urban” me qelizë hidrogjeni, në edicionin e 30-të të garës ndërkombëtare për inovacione dhe efikasitet energjetik në transport Shell Eco-marathon Evropa. Atje morën pjesë 230 skuadra nga 30 vende nga Evropa dhe Afrika të moshës nga16 deri më 25 vjeç. Gjatë 2013-ës automjeti me qelizë hidrogjeni kaloi 82.85 km me 1 kilovat-orë energji, kurse studentët miratuan arritjen e tyre të mëparshme me 20 km.

Laboratori i teknikës së tensionit të lartëGjatë disa viteve të fundit universiteti mori pjesë në projekte të mëdha ndërkombëtare dhe kombëtare të lidhura me përpunimin e sistemeve për kontrollin e gjeometrisë së elementeve dhe moduleve për përshpejtuesit linearë në Gjermani dhe Francë, me krijimin e infrastrukturës për ndërtimin e shpejt digjital dhe materializimin e implanteve dentalë dhe të kockave, me përpunimin e një sistemi mikrosatelitor për vëzhgimin e tokës nga Kozmosi etj.

Laboratori i hidroenergjetikës dhe turbomakinave hidraulikeMbi 15 pedagogë kanë faqe të vet në Librin e Artë të Zbuluesve dhe Shpikësve të Bullgarisë për veprimtari të tërësishme. Produktet e përpunuara në universitet janë të pranishme në ekspozitat më të mëdha që nga Gjermania e gjer te Kina.

СнимкаSot në Universitetin teknik në Sofje bëjnë studime mbi 10 000 studentë bullgarë dhe afro 1000 studentë të huaj në 14 fakultete. Që nga viti i largët 1945 deri tani janë përgatitur mijëra specialistë të inxhinierisë, të cilët kanë kontribuuar dhe po vazhdojnë të kontribuojnë në krijimin e industrisë bashkëkohore bullgare. Ata marrin pjesë në të gjitha sferat e veprimtarisë në Bullgari dhe në shumë vende të botës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Universiteti Teknik

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна