Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Profesoresha Tatjana Dronzina për “Gratë në “Shtetin Islamik”

Автор:
БНР Новини
Profesoresha Tatjana Dronzina
Снимка: BGNES

Sapo doli nga shtypi libri “Gratë në “Shtetin Islamik”. Autorët janë profesoresha Tatjana Dronzina – doktore e shkencave politike pranë Universitetit të Sofjes, dhe Javor Rajçev, i cili e ka titullin master në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në qendrën e vëmendjes së këtij libri ndodhet një aspekt i pastudiuar i fenomenit “Shteti Islamik” – siç është pjesëmarrja e grave në të. Ndër burimet e studimit janë 57 intervista me burra dhe gra, që kanë luftuar për “Shtetin Islamik” dhe të cilët pastaj kanë kthyer në shtetet e tyre në Azinë Qendrore, kështu edhe me të afërmit e tyre. Për “Shtetin Islamik” luftojnë më se 30 mijë të huaj. Studimi kërkon përgjigjen e pyetjes, me çfarë kjo organizatë e tmerrshme tërheq aq shumë femra nga rajone të ndryshme. Kuptojmë edhe për situatat, në të cilat ato janë dhe për torturimet morale dhe psikike të ushtruara mbi to.

Ne nuk jemi habitur me numrin e madh të luftëtarëve të huaj në “Shtetin Islamik”, kjo nuk është diçka e re. Kujtoni Luftën Civile në Spanjë gjatë vitit 1936, në të cilën morën pjesë 53 mijë të huaj, që gjithashtu patën motive të ndryshme – shpjegoi profesoresha Dronzina. Studimi ynë nuk konfirmon përfytyrimin se luftëtarët në “Shtetin Islamik” janë analfabetë dhe të varfër, pa profesion dhe perspektivë sociale. Dhe lidhja midis varfërisë dhe terrorizmit nuk pranohet krejtësisht në letërsinë shkencore. Motivacioni është kryesisht në ndjenjën për drejtësi të thyer sociale, në dëshirën për pjesëmarrje në ndërtimin e një ideali social. Kjo nuk është diçka e re në histori. Por problemi është se në Shtetin Islamik shikojmë brutalitet të paparë dhe një interpretim primitiv të islamit.

Si lindi ideja për librin “Gratë në “Shtetin Islamik”?

Ideja lindi për shkak të kësaj se gratë janë një resurs strategjik për “Shtetin Islamik”. Bëhet fjalë për organizatën e parë terroriste, e cila pretendon se ka shtet të vet. Qeliza natyrore e shtetit është familja, kurse gruaja është pjesë e saj. Sunitët nga tërë bota janë thirrur që të bëjnë hixhra – udhëtim nga trojet e të pabesëve drejt territoreve të besimtarëve të drejtë, dhe të përfshihen në “Shtetin Islamik”. Rreth 10% të evropianëve, të cilët luftojnë për të janë gra. Shumë prej tyre janë aktive në propagandimin e “Shtetit Islamik” dhe në Al Khansa – policinë e grave, e cila përgjigjet për respektimin e parimeve morale nga ana e myslimaneve dhe kujdeset për sjelljen e tyre në vendet publike – tha profesoresha Dronzina.

Motivet e grave që shkojnë në “Shtetin Islamik” janë shumë të ndërlikuara. Bashkëbiseduesja jonë shtoi se në mediat problemi prezantohet në mënyrë shumë të njëanshme. Atje mund të lexojmë për vetëm një nga shkaqet – për ashtuquajturin “xhihad seksual” (xhihad an-nikah) i cili është në bazë të konceptit të diskutueshëm për “martesë të përkohshme” (mut’a) me qëllim rritjen e vetëdijes ushtarake të njerëzve që luftojnë.Çfarë janë motivet sipas studimit të profesoreshës Dronzina?

Në vend të parë është ideja se në Shtetin Islamik do të gjejnë vendin më të mirë për myslimanët. Një grua nga Kirgizia , e cila udhëtonte për në Siri me djalin e saj 3-vjeçar tha se sipas saj ky është vendi ideal, ku mund të rritë fëmijën e saj – larg narkotikëve, seksit jo të reglamentuar, alkoolit etj. D.m.th. një nga motivet që i tërheqin gratë dhe në përgjithësi njerëzit në “Shtetin Islamik” është dëshira që të takohen me njerëz me botëkuptim të ngjashëm, me vlera të përbashkëta. Motivi tjetër është romantika. Çdo një grua ëndërron për princin në kalin e bardhë. Dhe atje janë heronjtë – ata, të cilët janë gati të vdesin në emër të besimit. Ndër shkaqet është edhe dëshira për përjetimin e një aventure, sepse bëhet fjalë për njerëz të rinj. Dhe jo në vend të fundit – ato janë gra nga Azia Qendrore, që kanë mbushur 28-29 vjeç dhe në këtë moshë për to është e vështirë që të gjejnë partner. Ato udhëtojnë në “Shtetin Islamik” me dëshirë që të gjejnë burrin e përshtatshëm, me të cilin dëshirojnë të krijojnë familje, të kenë fëmijë. Motivi tjetër është ideja për drejtësinë sociale. Unë vëzhgova akaunetet e tri grave në rrjetet sociale, të cilat ishin angazhuar aktivisht me propagandimin e “Shtetit Islamik”. Thirrjet e tyre u ngjanin shumë atyre që i njohim nga lëvizjet sociale të vitit 1968, mirëpo në variant mysliman: “Drejtësi për Palestinë”, “Drejtësi për komunitetin arab”. D.m.th. motivet e grave që udhëtojnë për andej janë të ndërlikuara dhe komplekse.

Pritjet e këtyre grave i kundërvënë shumë realitetit që ata e takojnë në këtë territor të shkatërruar nga lufta, shpjegoi profesoresha Dronzina:

Shumë nga gratë, me të cilat bisedova u kthyen vullnetarisht në shtetet e tyre, sepse atje nuk kanë gjetur këtë që e kërkuan. Nuk janë pak gratë që kanë përjetuar gjëra të këqija. Para një komisioni të Organizatës së Kombeve të Bashkuara një vajzë arabe nga Tunisi deklaroi se në vazhdim të një viti ka pasur 152 “bashkëshortë” – një shifër i tmerrshëm.

Profesoresha Dronzina nënvizoi se tani për tani nuk ka informacione për shtetas bullgarë, të cilët luftojnë në radhët e “Shtetit Islamik”, por vetë fakti se ka mijëra veta në “Shtetin Islamik”, të cilat vijnë nga Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Turqia mjafton për të alarmuar se shoqëria jonë nuk është siguruar dhe tendencat në rajon mund të na prekin në çdo një moment.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна