Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Aksentët muzikorë në programin e “Sallonit të arteve – 2016”

БНР Новини
Снимка: arkiv

Festivali ndërkombëtar filloi në fillim të muajit maj, me një program paraprak. Pallati Kombëtar i Kulturës është mikpritësi tradicional i ngjarjes. Drejtori i tij ekzekutiv Mirosllav Borshosh, bashkë me ekipin e vet është munduar dhe sivjet të prezantojë një mori interesante prej ngjarjeve kulturore. Në kuadrin e një muaji do të prezantohen artistë nga gjinitë e ndryshme. Muzika ka vendin e vet të posaçëm në afishen e festivalit. Fansat do të mund të shijojnë interpretime korale, xhaz koncerte, muzikë klasike, si dhe një bashkëpunim midis tyre. Më 10 maj kori “Zërat kozmikë” me dirigjent Vanja Moneva zhvilloi koncert, i cili i përkushtohet dirigjentit të madh koral bullgar Vasill Arnaudov. Krijime të autorëve bullgarë e kthyen publikun gjatë viteve të arta të artit koral vendas, mes të cilëve krijime të Dobri Hristovit, Filip Kutev, Petër Ljondev dhe shumë të tjerë.

Edicioni i XXI zyrtar të “Sallonit të arteve” hapet më 11 maj me koncertin “Dridhje Ballkanike”. Vlerësuesit do të dëgjojnë një gërshetim prej gjinive të ndryshme në interpretim të fyelltarit Teodosij Spasov, kitaristët Vllatko Stefanovski dhe Mirosllav Tadiç, si dhe muzikantë nga Orkestra Simfonike dhe Kori i Përzier i Radios Kombëtare Bullgare. Kjo rastis nën shkopin e Kristian Jarvi – një nga dirigjentët më inovativ në skenën botërore muzikore në kohën e sotme. Jarvi  pëlqen të sintetizojë muzikën klasike, rok dhe xhaz. E krijon këtë projekt pas takimin e tij me Goran Bregoviç, Teodosij Spasov, Vllatko Stefanovski dhe Mirosllav Tadiç. Kështu Kristian Jarvi zbulon pasurinë e muzikës ballkanike. Më 11 maj ai për herë të parë do të qëndrojë përpara publikut bullgar.

Programi muzikor i festivalit vazhdon me një koncert të Angjell Zaberskit trio dhe prezantimin e albumit të tij të dytë “Like Jazz”. Fansat do të mund ta dëgjojnë më 14 maj në sallën numër 6. Muzika nga ky album është e frymëzuar nga epoka e Romantizmit, ku pianisti i talentuar e rikrijon në bazë të një mënyre të vet si krijimet e Shumanit, Çajkovski e të tjerë.




Më 15 maj shënohet një ngjarje tjetër e madhe me pjesëmarrjen e Teodosij Spasovit (fyell), Doni (vokal), Grupi OM, Nikollaj Ivanov (kitarë dhe piano), Marina Velikova (soprano, saksofon), Dragan Milev-Dari (perkusione), Koceto Kallki (vokal). Shkaku – më 15 maj mbushen 20 vjet nga “Everest-koncerti”, i regjistruar në “Librin e rekordeve të Ginesit”. Në sfondin e filmave dokumentar nga ekspedita, muzikantët të cilët kanë marrë pjesë në të, do të interpretojnë dhe program nga ky koncert.

Më 17 maj në sallën numër 1, formacioni fënk “Akaga” do t’i befasojë fansat e vet duke dalë në skenë me kuartetin e telave Quarto Qvartet. Projekti i cili i mbledh në një skenë quhet “Libido projekt”. Fënk, fjuzhën, xhaz dhe klasikë do të gërshetohen me ritmin e DJ Borche. Në të njëjtën mbrëmje adhuruesit e muzikës klasike mund të dëgjojnë Ansamblin e Dhomës “Ars Muzika”, i cili feston 30 vjetorin nga krijimi i vet. Sivjet bota feston dy përvjetorë të mëdhenj – 260 vjet nga lindja e Mocartit dhe 160 vjet nga vdekja e Shumanit. Krijime të këtyre kompozitorëve të mëdhenj janë në programin e grupit të dhomës.

“Net në një saten të bardhë” është emri i koncertit, me të cilin xhaz prima Kamelija Todorova do të pushtojë sallën numër 1 më 18 maj. Në kompaninë e Braz Asociacionit Kombo, të Filarmonisë së Sofjes dhe të Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov” ajo do të ringjallë një pjesë nga këngët e veta. “Zbulim”, “Ëndrra të pëshpëritur”, “Mos më shiko kështu djalë” dhe akoma shumë të tjera do t’i dëgjojmë në aranzhime të Sllavill Dimitrovit nga Kori i Filarmonisë Kombëtare.

Programi muzikor i edicionit të XXI të Sallonit të Arteve përfshin dhe klasën e mjeshtërisë të Skiller, 65 vjet Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, një koncert simfonik “Apoteoza e bukurisë” me dirigjent Ljubka Biaxhoni, një recital të pianistit Ivan Janëkov, koncert të këngëtares së xhazit Mirosllava Kacarova dhe të projektit të saj “Cinema” dhe akoma shumë artist të tjerë, të cilët do të përmbushin sallat e Pallatit Kombëtar të Kulturës deri më 11 qershor me muzikën dhe talentin e vet.

Pianisti Zhivko Petrov do të përfaqësojë albumin e parë solo me muzikë klasike “After 4” për të cilin mori çmimin e madh “Lira e kristaltë” nga Lidhja e Krijuesve Muzikore dhe të Vallëzimit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени