Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Tërheqja e ABV-së nga pushteti – fundi i provës për të majtën në të djathtë dhe fillimi i lojës së re

Автор:
БНР Новини
Dorëheqja e Kallfinit (djathtas) provokon supozime se plani i ri i Georgi Përvanovit (në mes) fillon fazën e tij aktive.
Снимка: BGNES

Ditën kur zhvilloheshin konsultimet vendimtare midis partnerëve të koalicionit rreth vetos së Presidentit mbi Kodin Zgjedhor, partia e majtë ABV shpalli befasisht se tërhiqet nga udhëheqja. Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punës Ivajllo Kallfin, i cili ishte përfaqësuesi më i lartë i formacionit në qeveri, dha dorëheqje. Para rreth një muaji partia kërcënonte se do të tërhiqej në shenjë mospëlqimi me korrigjimet në Kodin Zgjedhor, por gjatë konsultimeve të fundit u bë e qartë se ajo do të pranojë argumentin e vetos së Presidentit. Siç duket shkaqet për tërheqjen e saj nga pushteti nuk janë kundërshtimet rreth kodit.

Pas tërheqjes së ABV-së nga qeveria ajo tashmë mund të shpresojë te 114 vota në Parlament, të cilat janë nën minimumin prej 121 vetash, që të ketë shumicë. Megjithatë dorëheqja e Kallfinit u miratua nga Kryeministri Bojko Borisov menjëherë, kurse Blloku i djathtë i Reformatorëve shprehu kënaqësi për daljen e formacionit të vetëm të majtë nga qeveria.

Me rastin e vetos së Presidentit, para dy ditësh Kryeministri komentoi se ajo rrezikon shumicën dhe stabilitetin e qeverisë. Tani, edhe pse për një shkak tjetër, shumica tashmë është humbur dhe Borisov duhet të zgjedhë midis dy mundësive – të ketë zgjedhje para afatit, ose të vazhdojë të udhëheqë bashkë me GERB-in, Bllokun e Reformatorëve dhe Frontin Patriotik, duke shpresuar tek përkrahja e Qendrës Demokratike Bullgare, 14 votat e së cilës janë madje më shumë nga ato të ABV-së. Ka të ngjarë që qeveria të shpresojë tek gjashtë deputetët e partisë DOST, e cila u shkëput nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, por duhet të kihet parasysh se ajo dhe Fronti Patriotik janë në marrëdhënie të këqija.

Tërheqja e ABV-së nga qeveria forcon në një mënyrë paradoksale pozitat e partisë Demokratët për Bullgarinë e Fortë, e cila bën pjesë në koalicionin Blloku i Reformatorëve. Megjithëse vazhdon të jetë pjesë e këtij koalicioni, që para rreth një viti partia Demokratët për Bullgarinë e Fortë gjithashtu tërhoqi përkrahjen e vet për qeverinë dhe ndoshta në situatën e re pushtetarët duhet të respektojnë më shumë pozitën e saj.

Tërheqja e ABV-së nga udhëheqja e qendrës së djathtë ndoshta do të ketë efekte edhe në hapësirën e majtë. Sipas disa përfaqësuesve të Bllokut të Reformatorëve dhe të Frontit Patriotik vendimi i papritur i ABV-së ka të bëjë me synimin e liderit të ri të Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova të ristrukturojë dhe të bashkojë hapësirën e majtë në vend dhe të arrihet te krijimi i një qeverie të qendrës së majtë. Partia Socialiste Bullgare tani për tani e refuzoi këtë supozim, por ai i ka argumentet e veta. Në deklaratën e saj të parë në tribunën parlamentare si kryetare e socialistëve zonja Ninova deklaroi se anija po zhytet dhe anëtarët e ekuipazhit po largohen, sepse ka ardhur “koha e alternativës, kurse ajo është Partia Socialiste Bullgare dhe projekti i majtë.”

Ka edhe shpjegime të tjera të tërheqjes së ABV-së nga udhëheqja. Kjo koincidon me përgatitjet e para për zgjedhjet presidenciale gjatë vjeshtës. Në fund të marsit të këtij viti pyetjes a do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për president si pjesë e “çiftit presidencial”, Georgi Përvanov iu përgjigj kështu: “Nuk do të më shihni në çiftin presidencial si Zëvendës president”. Tani, një muaj e gjysmë më vonë, Përvanov po hesht.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени