Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Dimri në këngët e dashura

Автор:
Снимка: BGNES

Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “Radio Bullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaji.

Bora e kujtimit” (1966) – muzikë Petër Stupell, tekst Aleksandër Mihajllov, int. Georgi Minçev

Një prej baladave më të mira bullgare me tematikë dimërore, në incizimin e së cilës marrin pjesë flautisti Simeon Shterev, i shpallur në të njëjtën kohë flautisti më i mirë i xhazit në Evropë dhe kuarteti “Dimov”.

Kënga e bardhë” (1971) – muzikë Dimitër Vëllçev, tekst Petër Karaangov, int. Pasha Hristova. Kjo është kënga, të cilën Pasha Hristova e incizoi dhe e xhiroi pak para se të vdesë në katastrofën ajrore më 21.12.1971 dhe me të cilën mori pjesë në konkursin “Melodia e vitit”. Konkursi e dekoroi këngëtaren pas vdekjes së saj gjatë janarit të vitit 1972.

Dimri” (1985) – muzikë Tonço Rusev, tekst Petër Karaangov, int. “Tonika SV”. Kjo është një prej baladave më të bukura të viteve 80 me tematikë dimërore, të cilën grupi e përfshiu në pllakën e tij të tretë.

Kënga e Nedjallka Keranovës “Unë nuk kam ardhur, o Kalino” dhe e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe “Aria e Rodopeve” e Nedjallko Nedjallkovit zunë vendin e parë në klasifikimin për folklor muajin e kaluar.

Fituesit këtë muaj janë Bernd Seiser (Gjermania), Alan Roe dhe Sergej Rogov (Britania e Madhe). Ata marrin diskun e ansamblit “Pirin” – “Këngë si kadife”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени