Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Më 19 shkurt mbushen 145 vjet nga varja e Vasill Levskit

БНР Новини
Снимка: BGNES

Më 19 shkurt Bullgaria përulet para kujtimit të Vasill Levskit. Apostulli i Lirisë u var më 18 shkurt 1873 në Sofje, pasi u dorëzua dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi Osman.

Levski krijoi një organizatë të fuqishme ilegale revolucionare, e cila duhej të organizonte kryengritje për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është heroi më i dashur kombëtar bullgar, i njohur për guximin dhe shkathtësinë e tij. Shumë vite me radhë policia osmane e kërkonte pa sukses në të gjitha trojet bullgare. Apostulli është i njohur për moralin e tij të lartë dhe jo në vend të fundit – për aftësitë e tij sportive. Emri i tij revolucionar është “Levski” – pikërisht për shkak të arritjeve të tij të mëdha sportive, kurse stadiumi qendror në Sofje e mban emrin e tij.

Më 19 shkurt në të gjitha qytetet e Bullgarisë zhvillohen aktivitete kushtuar Levskit, kurse burrat e shtetit mblidhen para monumentit të heroit në qendër të Sofjes së sotme, ku dikur e kanë vrarë. Gjatë disa viteve të fundit gjithnjë e më shumë bullgarë të zakonshëm shkojnë vetë që të përulen para monumentit në Sofje, ose në vende të tjera, që kanë të bëjnë me luftën për pavarësinë tonë dhe veprën e këtij biri të madh të Bullgarisë.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени