Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

141 vjet pas Epopesë së Shipkës bullgarët duan të mësohen nga historia e tyre

Автор:
БНР Новини

Monumenti i Lirisë, (i njohur si “Monumenti i Shipkës) është një skulpturë monumentale në majën Shën Nikolla në malin Stara Pllanina, i ngritur në vendin ku u mbajt e ashtuquajtura Beteja e Shipkës e cila ishte vendimtare për përfundimin e suksesshëm të Luftës Ruso-Turke për Çlirimin e Bullgarisë gjatë verës së vitit 1877.  Monumenti është pjesë e Parkut-Muze “Shipka-Buzlluxha”. Çdo vit gjatë muajit gusht mijëra bullgarë-patriotë mbërrijnë në këtë vend, që të kujtojnë për guximin e heronjve, të cilët vdiqën për Çlirimin e Mëmëdheut. Rikrijimi i ngjarjeve, që organizohet që nga viti 2006 e këtej nga Shoqata kombëtare “Tradita” grumbullon mbi 250 veta-pjesëmarrës. Sivjet posaçërisht për aktivitetin Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë çadra për anëtarët e shoqatës “Tradita”, të cilët do ta kalojnë natën rreth pikës së komandës së gjen. Stoletovit në majë.

СнимкаNë majë, ku është ngritur Monumenti i Lirisë gjatë gushtit të vitit 1877 u mbajtën betejat më të rënda. Atëherë mbrojtja e ngushticës ishte e rrezikuar. Kjo mbase ka ndikuar edhe mbi zgjidhjen e luftës” – na rikujtoi ngjarjet historike dr. Çavdar Angellov, drejtor i Parkut-Muze “Shipka-Buzlluxha”.

Sivjet është më ndryshëm, sepse u mor vendim që rikrijimi i betejave më 25 gusht të jetë pranë pikës së komandës së gjen. Stoletovit, në majën historike Shipka, atje, ku më 11 gusht 1877 u mbajtën betejat më vendimtare të mbrojtjes së ngushticës së Shipkës. Do të ketë shou, por ideja jonë është që ngjarjet historike të paraqiten në mënyrën sa më autentike dhe shikuesit të mbajmë mend ato momente të mbrojtjes së Ngushticës së Shipkës, të cilat kanë çuar në Çlirimin gjatë vitit 1878.Një nga shkaqet që rikrijimi të bëhet në majën historike Shipka, është rrethana  se përpara 141 vjetëve kalorësia e gjeneralit Radecki ka mbërritur që aty. Prandaj bataretë do të renditen aty, ku me të vërtetë kanë qenë të vendosur. Bëmë përpjekje të mëdha që të mund të spastrojmë terrenin, ku janë zhvilluar betejat, sepse kishte mbirë shumë barrë dhe shkurre.

Për festimin kombëtar të 141 vjetëve nga Epopeja e Shipkës pritet që të mblidhen mbi 25 mijë veta. Ai do të jetë nën patronazhin e Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev, me pjesëmarrjen e seksionit të Gardës Kombëtare.

Снимка

Fillimi i programit qe vënë akoma më 2 gusht , me hapjen e ekspozitës “Opëllçenasit /Vullnetarët/ e paharruar bullgar”. Këto janë fotografi të përpunuara origjinale të opëllçenasve, të mbledhura nga muzetë në të gjithë vendin. "Ato bëjnë përshtypje për faktin se opëllçenasit në këto fotografi kanë qenë të fotografuar në një moshë më të madhe në fillim të shekullit të 20. Por njeriu mund të marrë një përfytyrim për shpirtin e këtyre njerëzve dhe t’i rrëqethet mishi, kur qëndron përpara pamjeve  të këtyre “kalorësve bullgarë të lirisë”, të cilët kanë dhënë jetën e vet për Bullgarinë” – thotë doktori Çavdar Angjellov:

Снимка

Aty mund të vihen re  dhe shembujt e personave kryesorë veprues-duke filluar nga Princi i madh Nikollaj Nikollaeviç, gjeneralët Stoletov, Radecki, Skobelev, Totleben, Gurko, një pjesë nga komandantët e opallçenasve bullgarë. Një ekspozitë mjaft e madhe dhe marramendëse. Një pjesë nga fotografitë janë me ngjyra, që i bën edhe më të ndikueshme. Gjatë inaugurimit në qytetin Kazanllëk, shumë njerëz u befasuan prej tyre. I ftoi që të gjithë, të cilët kanë mundësi të vijnë në majën Shipka më 25 gusht dhe të afrohen me këtë të kaluar heroike, e cila vuri fillimin e akoma një institucioni tjetër shumë të rëndësishëm – Ushtria Bullgare, kurse ajo sivjet shënon 140 vjetorin e vet. Në bërthamën e ushtrisë së ardhshme bullgare janë pikërisht opëllçenesit bullgarë. Një pjesë prej tyre u bënë heronj në betejën tek Slivnica, në Luftën Serbo-Bullgare, morën pjesë në Luftën Ballkanike  dhe në Luftën e Parë Botërore. Vendi është shumë i rëndësishëm për Bullgarinë dhe vë fillimin e epopeve të tjera të shumta të lavdishme pas asaj të Shipkës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Nataniela Vasileva

Foto: BTA dhe arkiv

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени