Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kompania Corinth Pipeworks do të furnizojë tubat për interkonektorin e gazit Bullgari-Greqi

Снимка: icgb.eu

Kompania Corinth Pipeworks, e cila është pjesë e Cenergy Holdings, fitoi ankandin për 58,2 miliona euro për furnizimin e tubave për ndërtimin e interkonektorit të gazit ndërmjet Bullgarisë dhe Greqisë. Prodhuesi grek i tubave ishte një nga tre ofruesit e shërbimit, të zgjedhur paraprakisht, tjetri u tërhoq gjatë kohës së procedurës, kurse i treti nuk iu përgjigj kërkesave teknike. Bullgaria planifikon se do të fillojë ta përdorë rrjetin 182-kilometrash për transmetimin e gazit që nga viti 2020 për importimin e gazit nga Azerbajxhani. Në këtë mënyrë Bullgaria nuk do të jetë e varur vetëm nga furnizimet ruse të gazit natyror.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени