Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Cveta Karajançeva dhe Sergjej Llavrov shqyrtuan mundësitë për aktivizimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Rusisë

Снимка: parliament.bg

Avionët SU-25 të forcave ajrore bullgare do të rimontohen në Bullgari. Vendi ynë i drejton ftesë Rusisë që në afate të përshpejtuara inxhinierë dhe specialistë rusë të përfshihen në veprimtaritë mbi remontin. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva në takimin e vet në Moskë me ministrin e punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergej Llavrov. Karajançeva theksoi aktivizimin e marrëdhënieve bilaterale midis Bullgarisë dhe Rusisë. Llavrov ripohoi se që nga muaji shtator studentët bullgarë do të mund të punojnë me orar të reduktuar në Rusi, si dhe se që mot pala ruse do të shtojë numrin e bursave për studentët bullgarë nga 225 në 300. Të dy nënvizuan rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale në energjetikë dhe theksuan se të dyja palët po bëjnë përpjekje për përkrahjen e këtyre marrëdhënieve.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени