Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Maqedonia e Veriut duhet të punojë për ndërtimin e besimit mes saj dhe Bullgarisë

Снимка: BGNES

Deklarata e presidentit të Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski për Goce Dellçevin do të ishte e pamenduar përpara viteve, deklaroi ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva. Ka ardhur koha që komisioni i përbashkët mbi çështjet historike të votojë një tekst, i cili të përcaktojë festimet e përbashkëta dhe për më tepër - ndryshimet që duhen bërë në librat e tyre mësimore, tha Zaharieva. Ka akoma shumë për tu bërë dhe sa i përket ndërtimit të plotë të besimit. Derisa vazhdon që në librat e tyre të ketë shtrembërime të së vërtetës për historinë tonë të përbashkët, kohë pas kohe do të ketë tensione dhe mosmarrëveshje. Me rëndësi është se ne zhvillojmë dialog dhe mënyra për kapërcimin e këtij tensioni është që të themi të vërtetën, shtoi ministrja. Kohët e fundit presidenti Pendarovski e përcaktoi si të padiskutueshëm faktin se Goce Dallçevi vetë është deklaruar bullgar, por ka luftuar për një Maqedoni të pavarur.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна