Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria do të ndajë përvojën e vet me vendet e Ballkanit Perëndimor

Снимка: BGNES

Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës fillon samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ku Bullgaria është përfaqësuar nga kryeministri Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. “Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) u bë një instrument pragmatik për bashkëpunim, i cili inkurajon projekte konkrete, rritjen ekonomike, dhe qëndrueshmërinë e regjionit"  - tha Zaharieva në samitin e ministrave të jashtëm të Procesit. Ajo nënvizoi se Bullgaria është gati të përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor me përvojën e vet administrativen në përdorimin e fondeve evropiane.

“Kjo se dy nga shtetet nuk janë këtu – Shqipëria dhe Kosova, është një shenjë e keqe. Pesë vende nga Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën, 23 shtete të tjera evropiane e njohin dhe mendoj se tashmë e kemi formulën sipas së cilës Kosova mund të marrë pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, bashkë me shtete, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj”, shtoi Zaharieva.

Pas takimit të ministrave të jashtëm do të zhvillohet dhe forumi i krerëve shtetërorë dhe kryeministrave të PBEJL-së.  
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени