Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ambasadori serb i thirrur në MPJ, komenton reagimin e Ivica Daçiç lidhur me fjalët e Borisovit për Kosovën

Vlandimir Çurgus - ambasadori i Serbisë në Sofje
Снимка: BGNES

Ambasadori i Serbisë në Bullgari Vladimir Çurgus ishte thirrur në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme në lidhje me reagimin e ashpër të ministrit serb të punëve të jashtme Ivica Daçiç pas fjalëve të kryeministrit bullgar Bojko Borisov në Poznanj sa i përket Kosovës. Tensioni në marrëdhëniet ndërmjet Sofjes dhe Beogradit ishte shpjeguar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç si “një keqkuptim i vogël dhe i kalueshëm”. “Bullgaria e njeh pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e njeh atë – këto janë gjërat e ndryshme në marrëdhëniet tona. Për të gjitha çështjet e tjera kemi marrëdhënie të mira” – ka thënë Çurgus, ka falënderuar për përkrahjen e Bullgarisë për rrugëtimin evropian të Serbisë dhe ka nënvizuar lidhjet e mira ndërmjet të dy popujve, duke theksuar mbi anën emocionale të reagimeve. Fjalimet e ministrit Daçiç kundër Bojko Borisovit janë të papranueshme dhe nuk u përgjigjen pritjeve të Bullgarisë për marrëdhënie pozitive të fqinjësisë së mirë, kanë paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Jashtme.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени