Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sofja dhe Seuli – partneritet strategjik

Bojko Borisov dhe Lee Nak-yeon
Снимка: BTA

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Koresë së Jugut Bojko Borisov dhe Lee Nak-yeon diskutuan në Seul perspektivat para marrëdhënieve dypalëshe.

Borisovi tha se Republika e Koresë është partnere ekonomike me prioritet për Bullgarinë në Azi dhe se do të ishte në interes të të dyja palëve që partneriteti ndërmjet dy vendeve të bëhet strategjik. Kjo do të ishte me dobi edhe për aktivizimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shtetit aziatik me Bashkimin Evropian. Kryeministrit bullgar nënvizoi perspektivat për bashkëpunim në sferat e teknologjive të larta, inxhinierisë mekanike, transportit, arsimit. Interes të madh për investime në ndërtimin e infrastrukturës së Bullgarisë tregojnë kompanitë koreane të ndërtimit.

Sipas Kryeministrit Lee Nak-yeon me rëndësi të madhe është bashkëpunimi në fushën e energjetikës, për të cilin gjatë vizitës së Borisovit ishte nënshkruar një marrëveshje. “Mund të mendohet për veprime të përbashkëta në fushën ushtarake, shkencë, teknologji, kulturë dhe arsim” – shtoi Kryeministri korean.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна