Kuvendi Popullor krijoi një komision të posaçëm, i cili do të analizojë faktet dhe rrethanat e lidhura me ndërprerjen për pesë orë të transmetimit të programit qendror “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare më 13 shtator.
Rasti është i rëndësishëm për shoqërinë tonë sepse flitet për presion politik të ushtruar mbi BNR. Komisioni do të punojë dy muaj dhe në të do të përfshihen dhjetë deputetë – nga dy nga çdo parti politike. Propozimi për krijimin e saj erdhi nga opozita – Partia Socialiste Bullgare.